LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Kostandinët e Partisë dënohen më pak se 9 vite për një vrasje

10 Mars 2015, 21:08, Politikë CNA

Ish Kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës për dënimin e Kostandin Xhuvanit me 35 vite burg për vrasjen e 4 personave. Sipas Berishës jeta e njerezve tuaj , ne rast se jua ekzekutojne Kostandinet e Partise, kushton me pak se 9 vite burgstandini i Partise!

“Ashtu siç njoftoi Edi Rama Kostandinin e Partise me dt 4 shkurt 2015, vetem pak ore pas vrasjes se katerfishte, se do kalosh vite te gjata ne burg, (pra jo gjithe jeten) keshtu vendosi sot Gjykata ne daren e qveritareve te lidhur koke e kembe me bandat dhe krimin. Keshtu, te dashur qytetare, ne Shqiperi jeta e njerezve tuaj, ne rast se jua ekzekutojne Kostandinet e Partise, kushton me pak se 9 vite burg, edhe kur vrasesit jane recidivist, se perndryshe keta gjykatesit e Partise nuk japin me shume se 6 vjet burg per njeri te vrare.

Me kliken e krimit ne pushtet jeta jone nuk vlen! Vetem protesta mbarepopullore mund te mbroje jeten tone! Me 12 mars te gjithe ne shesh per te hedhur murin e krimit, per te hedhur qelbesirat!” shkruan Berisha.

Lajmet e fundit nga