LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bamir Topi: Dëshmia e Berishës në Prokurori, e imponuar

10 Mars 2015, 19:22, Politikë CNA

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar se beson që organi i akuzës do të bëjë një hetim të drejtë të akuzave publike të deputetit Tom Doshi. Topi ka shtuar se transferimi i Eugen Becit në Elbasan ishte një vendim dhe veprim i duhur nga ana e kryeprokurorit Adriatik Lalla. ?Veprim inteligjent i kryeprokurorit për ta lëvizur për nje kohe te caktuar z.Beci. E largoi nga ajo strukture qe po merret me hetimin. i ndihmon mungesës se paragjykimit.? u shpreh Topi. Lidhur me vajtjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ne prokurori, Topi tha se veprimet e tij ishin te imponuara nga rrethanat dhe refuzimi për te dëshmuar do te cenonte ate vete. Për sa i përket zgjedhjeve lokale ai deklaroi se ende nuk ka aleancë zyrtare se me kë do të jetë FRD.

Lajmet e fundit nga