LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushqimet që reduktojne yndyrnat më shpejt

9 Mars 2015, 18:10, Lifestyle CNA

Shumë persona shpesh shkojnë në palestër për të rëne në peshë, por mënyra më efektive që të luftosh kundër qelizave të yndyrës është të mbash një dietë të shëndetshme e cila djeg yndyrnat e trupit tuaj. Ja ku ju paraqesim një listë të disa ushqimeve që reduktojne yndyrnat më shpejt në trupin tuaj:

1- Drithërat: Jo vetëm që kanë shije të mirë por gjithashtu ju bëjnë që të mos ndiheni edhe aq të uritur. Drithërat përmbajne fibra që ndihmojnë në stabilizimin e kolesterolit.

2- Vezët: Vezët janë të pasura më proteina dhe përmbajne sasi të ulëta në kalori. Vezët na ndihmojme të ndërtojme muskujt dhe të zhvillojne kolesterol të mire.

3- Molla: mollët janë të pasuruar me antioksidantë të fuqishëm dhe suplementë të tjerë. Më e rëndësishmja, ato përmbajne pektin e cila ndihmon në reduktimin e qelizave yndyrore në trup.

4- Specat jeshil (djegës): Specat jeshilë përmbajnë një komponent, Capsaicin, i cili ndihmon në zhvillimin e qelizave të rritjes dhe djeg kaloritë në një kohe shumë të shpejt.

5- Hudhërat : Hudhëra përmban allicin e cila ka përberje anti-bakteriale që ndihmojnë në reduktimin e yndyrës dhe largojnë kolesterolin e dëmshëm.

6- Mjalt: Mjalti është një ndër ushqimet më të mira për djegjën e kalorive. Shto mjalte në një gote me ujë të nxehtë dhe pije rregullisht në mengjes.

7- Çaj jeshil: Çaji jeshil është çaji më efektiv nëse kërkon të biesh nga pesha. Ai përmban antioksidante që ndihmojnë në stabilizimin e peshes suaj. Pini rregullisht çdo ditë dy filxhane për rezultate më të mira.

8- Bar Gruri : ai nxit metabolizmin tonë dhe ndihmonë në reduktimin e yndyrës.

9- Domate: Domatet na ndihmojne që të djegim yndyrnat shumë shpejt. Gjithashtu na mbron nga rreziku i kancerit, prandaj perdorini domatet rregulisht në dieten tuaj.

10- Çokollata e zezë: Çokollata e zezë është e pasur me flavonoide dhe antioksidantë që ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë. Nxit rritjen e nivelit të serotinës në gjak dhe gjithashtu djeg yndyrnat.

18:00 Lifestyle

Ferrario shpërthen

Stefania Ferrario është ndër të rrallat modele që i priste f...

17:00 Lifestyle

Provokuesja Hanmer

Edhe pse nuk keni dëgjuar për bukuroshen amerikane, Brooke H...

12:00 Lifestyle

Rikthehet Rihanna

E famshmja Rihanna ka paralajmëruar dy këngë të reja. Këngët...

Lajmet e fundit nga