LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

MM nderon ushtarakun britanik që ndihmoi në Çlirimin e Shqipërisë

9 Mars 2015, 14:57, Politikë CNA

Ministria e Mbrojtjes ka nderuar rreshterin britanik Tompson, i cili ka rënë në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore. Ministria i ka dorëzuar unazën e tij, e cila u gjet rastësisht rreth viteve 1960 nga Jaho Çala.

?Djaloshi 23-vjeçar dha jetën për një kauzë të përbashkët dhe ne kujtuam të gjithë ata që bënë sakrificën finale për vendet tona, kujtuam dëshmorët e rënë që nuk u kthyen kurrë tek miqtë dhe familjet e tyre. Rreshteri britanik Xhon Tompson, në një ditë të ftohtë të tetorit 1944 humbi jetën kur avioni i tij Halifax u përplas në Kaptinë të Martaneshit, pas furnizimit që u kishte bërë njësive tona në luftë me okupatorin nazist.? shprehet Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Lajmet e fundit nga