LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekstradohet nga Italia skafisti që shkaktoi tragjedinë e 9 janarit 2004

9 Mars 2015, 16:27, Aktualitet CNA

Ekstradohet për në Shqipëri skafisti që shkaktoi tragjedinë e 9 janarit 2004 në det me 28 të vdekur, i arrestuar 11 vjet pas ngjarjes. Viron Robaj, kapur në Peruxhia të Italisë pak kohë më parë, është dënuar nga Gjykata e Vlorës me vendim të formës së prerë me 25 vjet burg.
Në këtë tragjedi humbën jetën 28 persona; 21 u mbytën kurse 7 të tjerë, nuk u gjetën më kurrë. Ata ishin të rinj nga rrethi i Shkodrës, 15-33 vjeç dhe kishin paguar nga 1500 euro për udhëtimin e tyre të fundit. Emigrantët u nisën nga brigjet e Palasës drejt Italisë, natën dhe në kushtet kur deti ishte me dallgë.
Sipas mediave italiane, Robaj ka lënë qelinë në Peruxhia për t?u ekstraduar drejt Shqipërisë. Ai u arrestua në Itali nga policia italiane, e cila e ka identifikuar me anë të gjurmëve; atij iu sekuestrua pasaporta me të dhëna të rreme, me gjeneralitetet e shtetasit F.K. Mësohet se shteti fqinj njoftoi zyrat e Interpolit shqiptar, të cilat bënë të mundur dhe identifikimin e autorëve të dyshuar, dy policëve shqiptarë, që lëshuan pasaportën biometrike false.

13:50 Aktualitet

Uragani Jessie J

Nëse ka një këngëtare që di të ngre peshë publikun ajo është...

Lajmet e fundit nga