LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumente/Thesaret pa rivalë të Nimrudit

9 Mars 2015, 14:41, Kulturë CNA

Iraku i lashtë është i famshëm për shumë ?gjëra të para? në botë, Mesopotamia i dha njerëzimit, shkrimin e parë, qytetin e parë, kodin e parë ligjor të shkruar dhe perandorinë e parë.

Populli i Irakut në këtë kontekst, është me të drejtë krenar për trashëgiminë e tij të lashtësisë, inovacionet dhe impaktin që pati për botën.

Shkatërrimi i Nimrudit nga militantët e Shtetit Islamik, pas raportimeve për shkatërrime të ngjashme në Nineveh dhe muzeumin e Mosulit përbën një sulm mbi popullin e Irakut, por edhe një tragjedi për trashëgiminë kulturore botërore.

Nimrud ishte kryeqyteti i perandorisë së parë në botë, Perandorisë Neo-Asiriane të shekulli të parë përpara Krishtit.

Me shtrirje 35 kilometra larg qytetit modern të Mosulit në veri të Irakut,
Nimrud mbulon një hapësirë prej 3.5 kilometra katrorë, me një çitadelë që sheh mbi rrënojat e qytetit, brenda mureve të tij, ku kanë qenë të ngritura shumë nga ndërtesat kryesore administrative dhe fetare.

Këto ndërtesa përfshijnë pallatet madhështorë të disa mbretërve asirianë dhe tempujt e Ninurta, Zotës së Luftës dhe Nabu, Zotës së Shkrimit.

Qyteti së pari u ndërtua në shekullin e 6 përpara Krishtit por më pas u zgjerua dhe u zhvillua në kryeqytetin perandorak, Kalhu nga mbreti Ashurnasirpal II rreth vitit 880 BC.
Qyteti mbeti kryeqyteti perandorak asirian deri në vitin 700 përpara Krishtit dhe vijoi të jetë një qytet i rëndësishëm deri në rënien e Perandorisë Neo-Asiriane.

Ndër gjetjet e mrekullueshme nga eksploratorët është Pallati i
Ashurnasirpal, i njohur gjithashtu si Pallati Veri-Perëndimor, i gërmuar më së pari nga eksploratori britanik, Austen Henry Layard në vitet 1840. Gërmimet e tij nxorrën në dritë statujat e ruajtësve të dyerve me brirë bualli që tashmë janë të ekspozuara në Muzeun Britanik.

Layard gjithashtu zbuloi një numër të madh panelesh prej guri që rrethonin muret e dhomave dhe kopshtijet brenda pallatit. Këto panele janë prej grui vendas argjilor, e janë të gdhendura në një reliev të ulët me skena të detajuara e shumë të bukura të mbretërve në bankete, të gjuetisë së luanëve, apo skena lufte e lutjesh.

Gërmimet e zgjeruara në Nimrud u ndërmorrën në vitet 1950-1960 nga
Max Malloëan, bashkëshorti i shkrimtares së librave të verdhë, Agatha Christie.
Malloëan dhe ekipi i tij rindërtuan planin e kompleksit të pallateve, tempujve dhe citadelës, dhe gërmimet e tij zbuluan mobilje të punuara hollë në fildish, vazo guri dhe punime metalike, sikundër edhe qindra relieve në gur dhe piktura nëpër mure.

Lajmet e fundit nga