Connect with Us

Mustafa:Gratë e Kosovës, heroina në ballë të jetës

Kosova & Rajoni

Mustafa:Gratë e Kosovës, heroina në ballë të jetës

Publikuar

-

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, sot ka uruar të gjitha gratë për Festën e Gruas – 8 marsin.
Ai i ka cilësuar femrat si të guximshme, të afta dhe vetëflijuese.

“Historia e Ditës së Gruas nuk njeh vetëm kërkesat e grave për të drejtat e tyre; të votës, qeverisjes, punës, arsimimit, për ndalimin e diskriminimit por edhe për kundërshtimin e tyre ndaj dhunës, luftës, urisë…
Këso ishin edhe gratë kosovare të fundshekullit të njëzetë. U gjetën në radhët e para të protestave kundër dhunës e terrorit. U përplasën me makinerinë ushtarake e policore për të ruajtur dinjitetin kombëtar, për ta mbrojtur familjen dhe për ta fituar lirinë e vendit të tyre. Ishin luftëtare, heroina, dëshmore të kombit.
Të tilla janë edhe sot. Në institucionet më të larta të vendit, bartëse të arsimit e edukimit, mjeke e afariste, police e pjesëtare të FSK-së, kultivuese të familjes e edukatore të fëmijëve. Meritojnë edhe më shumë. Kujdesin më të madh të shoqërisë.
Shoqëritë e emancipuara cilësohen me pozitën sociale të gruas, me përfshirje të madhe të grave në të gjitha aktivitetet ekonomike e sociale. Vlerat e një shoqërie nuk maten me numra të veçuar, ato pasqyrohen përmes harmonisë. Do të punojmë së bashku të ndërtojmë vlerat tona.
Zonja të nderuara, Ju uroj 8 Marsin!”, shkruan Mustafa.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Çfarë i kërkoi Ritvan Zykaj, Ramës pak orë para krimit

LEXO EDHE:  Donald Lu: Mori fund koha e gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Clinton, fushatë me qendër familjen amerikane

LEXO EDHE:  "OK, jemi gati"/ Mesazhi në telefonin e njërit prej terroristëve në Paris

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  “Ai mesazh, nuk është shkruar nga dora e Xhisielës”/ Nuhu jep alarmin

LEXO EDHE:  "OK, jemi gati"/ Mesazhi në telefonin e njërit prej terroristëve në Paris

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE