LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Ne Shqiperine e Edvinit njelloj si ne Rusine e Putinit!

8 Mars 2015, 18:29, Politikë CNA

Sali Berisha e ka krahasuar qeverisjen e të majtëve me kryeministër Edi Ramën, të njejtë me atë te Vladimir Putin në Rusi. Me anë të një statusi në Facebook, Berisha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve për të rrëzuar murin e krimit.

Ja cfarë shkruan Berisha në Facebook:

Te dashur miq, mediat boterore njoftojne se i dyshuari per vrasjen e Nemcovit, kundershtarit kryesor te Putinit qe u arrestua dje, u vra sot ne banesen e tij me nje granate, natyrisht per ti mbyllur gojen njehere e pergjithmone per krimin e porositur. Por njelloj si Rusine e Putinit, ne Shqiperine e Edvinit iu behet atentat per te mbyllu gojen Durim Bamit, doresit te paguar nga Ilir Meta per te vrare dy deputet; Fationit (Tonit) Skenderajt, besnikut te LSI qe ne emer te Ilirit i dha parat Durimit per te vra dy deputetet.

Vetem ju te dashur qytetare me guximin, burrerine tuaj dhe dashurine per kete vend, me nje 20 shkurt te ri me daten 12 mars mund te beni te sigurte jeten tuaj dhe te femijeve tuaj, mund te shpetoni Shqiperine nga kriminele ne postet me te larta te pushtetit, qe per lekuren e tyre jane te gatshem qe me vrasje politike dhe duke akuzuar opoziten, te zhysin vendin ne nje konflikt te gjere civil.

Me 12 mars te mblidhemi te gjithe pa asnje dallim ne sheshin “Skenderbej” ne protesten me te fuqishme per te rrezuar murin e krimit qe shtrihet ne majat me te larta te pushtetit. Te bashkohemi te gjithe pa asnje dallim partiak, nen moton: “te hedhim, te hedhim murin e krimit!” Ti hedhim, ti hedhim, ti hedhim qelbesirat! sb

Lajmet e fundit nga