LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Petrit Tare miliona dollarë abuzime me matësat e ujit

7 Mars 2015, 12:52, Aktualitet CNA
Petrit Tare miliona dollarë abuzime me matësat e ujit
Fotomontazh - Petrit Tare dhe Klodian Zoto

Elvi FUNDO

Sa ju kushton korcarëve Petrit Tare drejtori i UK Korcë, korrupsioni i tij, këtë do ta thotë në përfundim të hetimeve Prokuroria e ketij rrethi e cila e ka marë shtruar, ashtu dhe sic pritej këtë punë. Por kjo nuk do të thotë se do ndalen denoncimet ne City FM per abuzimet e Petrit Tares si Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve në Korcë. Një drejtor prej 22 vitesh që veten e mban të sukesshëm, por në fakt sipas KLSh rezultoi se kishte kryer vetëm abuzime në kuriz të taksapaguesve korcarë. Tarja i vockël me cxhepa të mëdha si thërasin në Korcë, apo sic e quajta pak kohë më parë “Bajraktari i Korcës”, duket se e ka frenuar disi prokurorinë, por ne po i sjellim disa fakte shtesë këtij insitutcioni që ta ndihmojmë në hetimin e tij edhe pse të ngadalshëm dhe tepër dyshues.

Një nga kolegët e Tares dhe ekspertët të cilët janë njërëz profesionistë të fushës  na ka dhënë disa sqarime për cityfm.al.

Sipas tij Petrit Tarë ka dështuar në menaxhimin e ndërmarrjes së Korces dhe kjo gjë ka kohë që diskutohet mes profesionistësh të fushës. Instalimi I “smart meters” ka qene një idiotesi që e ka fundosur, por duhet ta dish që ai është informalisht në nje biznes të madh që i sjell këto matesa.  Kam pershtypjen nga Kina thekson ai, dhe janë po këta njerëz që mundohen dhe detyrojnë ndërmarrjet e tjera ti vendosin këto matesa të cilat jo domosdoshmerisht janë me efektivet për popullsine tonë me ketë nivel ekonomik që kemi.

Eksperti thekson se vec kesaj nuk përjashtohen edhe efektet anësore shëndetesore. Sot janë krijuar forume në botë dhe ne Europë që po kundërshtojnë hapur vendosjen e ketyre matësave ëireless si për efektet shëndetesore që shkaktojnë ashtu edhe për problemet sociale që hapin për shkak të shkrutimeve drastike në vendet e punës. Mjafton të kërkosh në google me “smart meters” dhe do gjesh informacionin e duhur. Këta matësa mund të manipulohen dhe të lexojne më shumë sesa konsumohet në fakt dhe konsumatori se merr vesh se si. Kjo është ajo që quhet mafia e sektorit te ujësjellësit, përfundon eksperti në sqarimin e tij për cityfm.al

 

Ne filluam një investigim për matësat e blere nga Petrit Tare me një kredi 3.6 milion euro dhe na rezultoi se gjithcka e deklaruar më sipër është e vertëtë por ajo që është më e vertëtë akoma është zbulimi i një vjedhjeje më cmimin në Ujësjellësin e Korcës. Linku i mëposhtëm tregon sa vlen një matës si ai i vendosuri nga UK Korcë.

 

http://sunraytech.en.made-in-china.com/product/yqYJoveErNRZ/China-Plastic-Valve-Controlled-Wireless-Smart-Water-Meter.html

 

Ky eshte tipi i sahateve të instaluar në Korcë. Cmimi i pakicës është 70-90 dollarë për copë. UK Korcë i ka marre 120 euro (pa TVSH) për copë. Duke llogaritur koston në dollar në momentin e blerjës së sahatëve apo matësave, dhe koston në euro sot, rezulton se cmimi I blerjes nga UK Korcë është gati sa dyfishi i cmimit. Pra një matës mesatarisht shkon diku te 8200 leke ndërsa për Petrirt Taren shkon minimalisht 16.800 lekë, më shumë se dyfishi.

Shpresoj që prokuroria ta ketë kryer vetë kaq pak punë dhe kërkim, megjithese fatkeqsisht është shumë e vështirë të besosh në atë institucion, kjo jo për shkak të prokurorëve apo shumicës të punonjësve aty. Por për shkak të Entela Priftit Kryetares të gjykatës së Apelit në Korcë që po përpiqet të mbrojë burrin e saj me procedura. Një abuzues me miliona dollar kërkon të dalë I pafajshëm.

Lajmet e fundit nga