Connect with Us

Kafkat e humbura që mund të ndryshojnë një herë e mirë historinë e evolucionit

Histori

Kafkat e humbura që mund të ndryshojnë një herë e mirë historinë e evolucionit

Publikuar

-

Shtator 1941. Azia është në rrëmujë. Kina është në mesin e luftës së dytë të madhe me Japoninë. Qeveria qëndrore kineze është rivendosur në Chongqing, pasi kryeqyteti Nanking është marrë nga armiku. Tensionet po përshkallëzohen midis forcave Aleate dhe Japonisë. I ndërgjegjshëm për rëndësinë e situatës, Arkeologu Hu Chengzhi e vendos ngarkesën e tij të çmuar në dy arka druri, pastaj i ngarkon ato në një makinë të Marinës së Shteteve të Bashkuara, nisur për në portin e Qinhuangdao. Nga atje, objektet do të dpër t’u ruajturrgohen për t’u ruajtur në Muzeumin Amerikan të Natyrës në New York. Chengzi nuk e di se ato nuk do të arrijnë kurrë në destinacion…
Ngarkesa në fjalë ishte një grup fosilesh që i përkisnin “Peking Man (Njeriut të Pekinit)”, pjesë e një ngarkese të pabesueshme të zbuluar gjatë gërmimeve në një shpellë afër Pekinit, midis viteve 1923-27. Ka qënë një nga gjetjet më të mëdha të paleontologjisë, që ka të bëjë me kafka, kocka të nofullës, dhëmbëve dhe skeleteve, plus një numër të madh veglash guri. Epoka e tyre ishte vlerësuar midis 300,000 dhe 500,000 vite më parë.
Kafkat Hu Chengzi të paketuara për në Shtetet e Bashkuara kanë një domethënie të veçantë. Biologët evolucionistë thonë se fosilet, nëse do të rigjeheshin, do të ndihmonin të mbushnin hapësirën boshe në njohuritë tona për paraardhësit tanë, Homo erectus. Sa shumë ishin të dhënë ata pas kanibalizmit? A përdornin gjuhë të folura primitive? Teknologjia moderne mjeko-ligjore do t’i lejonte shkencëtarët të kryenin skanime si Tomografi të Kompjuterizuar në kafka; forma e veshit të mesëm të Njeriut të Peking-ut do të ndihmonte të vendosej, nëse ai mund të dallonte midis frekuencave të zërit të nevojshme për gjuhën e folur – një pikë kthese në historinë tonë evolucioniste.
Së pari, megjithatë, dikush ka nevojë të gjenden ato fosile që mungojnë. Shpresat u ringjallën në 1972 kur një amerikane në New York ofroi t’ia shiste ato një financieri të po amerikan, por pastaj u zhdukën përpara se mund të bëhej shitja, apo verifikimi i tyre. Më pas në vitin 2010, gazetari i “National Geographic”, Lee Berger, mori një e-mail nga Paul Bowen, djali i ish marinsit të amerikan, Richard Bowen. Në korrespondencë, Paul pretendon se babai i tij ndihmoi të varroseshin kockat e njeriut të Pekinit gjatë një rrethimi në një kamp në Holocomb, Kinë. Hetime të mëtejshme i vendosin fosilet nën atë që është për momentin një grumbull magazinash dhe vendesh parkimi. Zona është rezervuar për rizhvillim, dhe autoritetet lokale kineze janë shprehur të gatshme për të kryer gërmimet e propozuar. Shkenca, ndërkohë, pret me një frymë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Histori

Foto/ Kur gjermanët iknin nga Korça

Publikuar

-

Nga

Nga Kastriot Dervishi

Sipas fonogramit pa datë të muajit qershor 1944 të komandës së vendit Vithkuq, ushtarë gjermanë “pothuaj s’duken fare në qytet” dhe se “ku kanë shkuar nuk dihet”.

Për të “çliruar” Korçën, kanë marrë pjesë forcat e brigadave 2 dhe 9 dhe një batalion i Brigadës së 20. Si edhe në raste të tjera, kontradiktat në informacion janë të shumta. Nuk del ndonjë qëllim i ushtrisë gjermane për të qëndruar në Korçë kur po tërhiqej nga gjithë Ballkani.



Në këto “luftime” në një vend thuhet se është vrarë një partizan e në një vend tjetër dy. Gjithë ajo betejë me tre brigada nuk kishte humbje. Në historikun e Brigadës së 2-të thuhet se nuk kishin pasur asnjë humbje dhe se ishin zënë 4 mitraloza të rëndë dhe 5 topa, një ndër të cilët në gjendje të fare të mirë. Për jashtë Korçës përmenden dy partizanë të vrarë.

LEXO EDHE:  Beyonce bën historinë në Grammy Awards/ Dua Lipa rrëmben çmimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  FOTO-E pabesueshme!/ Rrufeja më e gjatë në histori

Gëzuar “çlirimin” e Korçës tani se ashtu e do puna.

Bashkëlidhur fotoja e një partizani duke parakaluar në Korçë më 24.10.1944. Mirë që nuk ka pasur gjermanë aty dhe kanë qëlluar si dinin ata.

LEXO TE PLOTE

Histori

Një lutje drejtuar Gjykatës së Lartë/ Letra që ngeli e panënshkruar

Publikuar

-

Nga

Kastriot Dervishi nxjerr procesverbalin/ Enver Hoxha shiste mish derri të prishur dhe djath me erë të keqe

Nga Kastriot Dervishi

Me vendimin nr.229, datë 4.9.1973 Gjykata e Rrethi Shkodër dënoi me vdekje Dom Hil Gjonin (Mikel Beltoja). Pas dhënies së dënimit këshilltari ligjor Vangjel Mano i përgatiti një lutje drejtuar Gjykatës së Lartë, duke i kërkuar ta nënshkruajë. Duke qenë se kish mbajtur një qëndrim të qartë kundër regjimit, kleriku refuzoi nënshkrimin. Figura e klerikut portretizohej kështu nga njerëzit e regjimit:

“Partinë, pushtetin dhe udhëheqjen tonë i konsideroi servilë duke i paraqitur pa ekuilibër dhe se i janë nënshtruar sa një shteti dhe një shteti tjetër. Bëri thirrje në sallën e gjyqit duke iu drejtuar të pranishmëve që të mos dëgjojnë fjalët e partisë dhe të Enver Hoxhës, por të kthehen në rrugën e Zotit, sepse do të vijë një ditë që do pendoheshin, por do ishte vonë. Në përgjithësi qëndrimi i tij ka qenë me shprehjet nga më armiqësoret kundër ideologjisë tonë marksiste-leniniste, partisë tonë dhe udhëheqësit shokut Enver”.

LEXO EDHE:  Beyonce bën historinë në Grammy Awards/ Dua Lipa rrëmben çmimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Rrëfimi/Me shtatë persona në shtatë ditë, vajza pranon se është lodhur



Dënimi me vdekje u la në fuqi me vendimin nr.1775, datë 6.12.1973 të Gjykatës së Lartë. Pas dënimit, kryetari i kësaj gjykate, Aranit Çela i shkruante Presidiumit të Kuvendit Popullor që të mos t’i falte jetën pasi i dënuari ishte “armik i betuar i pushtetit popullor”, “me personalitet të keq”, kishte thënë se udhëheqësit komunistë ishin servilë e të shitur, etj. Theksohej se refuzonte kategorikisht të kërkonte falje sepse nuk e quante veten fajtor. Ky ishte pushkatimi i fundit në formë të prerë i një kleriku që nënshkruante Aranit Çela.

 

LEXO TE PLOTE

Histori

Horoskopi për ditën e sotme, 17 tetor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Dashi

Një mik i vjetër mund t’ju kërkojë ndihmë financiare sot. Nipërit dhe mbesat do të jenë një burim kënaqësie e jashtëzakonshme për gjyshërit e kësaj shenje zodiakale. Partneri juaj do t’ju befasojë me diçka vërtet të bukur. Përqendrohuni në punë dhe në përparësitë tuaja.

Demi

Përpiquni të shmangni udhëtimet me distanca të gjata sot. Ata që ende nuk kanë marrë pagat e tyre mund të fillojnë të shqetësohen për çështjen e parave dhe mund të jenë të prirur për të kërkuar kredi. Përpiquni më shumë për harmoninë në familjen tuaj.

Binjakët

Natyra juaj gazmore do të sjellë lumturi për të tjerët sot. Do të jetë një ditë emocionuese për lidhjen tuaj në çift. Planifikoni diçka të veçantë në mbrëmje dhe përpiquni ta bëni atë sa më romantike të jetë e mundur. Ndërsa plotësoni nevojat e familjes, mos harroni të merreni me veten.

Gaforrja

Çrregullimet emocionale mund t’ju shqetësojnë. Mos nënshkruani asnjë dokument biznesi/ligjor pa e lexuar mirë. Përpiquni të krijoni sa më shumë kontakte me miq të rinj. Nuk përjashtohet mundësia e një situate të vështirë në aspektin profesional.

Luani

Një lajm i mirë i papritur gjatë ditës do të sjellë lumturi për të gjithë familjen. Mos i neglizhoni kërkesat e partnerit, pasi mund të krijohen probleme në marrëdhënien tuaj.

Virgjëresha

Mund të përballeni me një dilemë, e cila nuk do t’ju lejojë të përqendroheni në punë. Dikush afër jush do të dëshirojë që të kaloni kohë me të, por për shkak të mungesës së kohës, nuk do të jeni në gjendje ta përmbushni këtë. Kjo mund t’ju shqetësojë të dyve.

LEXO EDHE:  FOTO-E pabesueshme!/ Rrufeja më e gjatë në histori

LEXO EDHE:  “Ta heq syrin si kokërr ulliri”/ Stresi tregon nëse është ngacmuar ndonjëherë nga një mashkull



Peshorja

Mos ndrydhni ndjenjat dhe presionin brenda jush. Ndarja e problemeve tuaja me një person të besuar do t’ju ndihmojë. Shmangni ngritjen e çështjeve të diskutueshme, nëse sot jeni në një takim. Do të jetë një ditë e mbarë për biznesmenët.

Akrepi

Merrni parasysh pasojat e sjelljes suaj para se të veproni sot. Nëse është e mundur, shmangni situatat e komplikuara. Jeta juaj e dashurisë mund të marrë një kthesë magjike, thjesht përkushtohuni ndaj partnerit tuaj.

Shigjetari

Duhet të keni më shumë besim te vetja para se të filloni ndonjë projekt të ri. Mund të ndjeni një mungesë vëmendjeje nga bashkëshorti juaj, por në fund të ditës do të kuptoni se ai ishte të zënë duke bërë rregullime në përfitimin tuaj.

Bricjapi

Sjellja juaj do të vlerësohet sot. Jini të durueshëm dhe mirëkuptues me të dashurit tuaj. Këshillohuni me bashkëshortin përpara se të bëni ndonjë plan të rëndësishëm për ditën, për të shmangur çdo problem të mundshëm mes jush.

Ujori

Puna krijuese do t’ju qetësojë pa masë. Besimi juaj do të ketë një ndikim pozitiv në jetën profesionale. Kjo do t’ju mundësojë të bindni të tjerët të shohin këndvështrimin tuaj dhe t’ju mbështesin idetë.

Peshqit

Do të shihni një anë të re, të mrekullueshme të partnerit tuaj. Ditë mjaft romantike për çiftet e martuara. Përpiquni më shumë për të përmirësuar efikasitetin në vendin e punës.

LEXO TE PLOTE