LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë, alarm për bombë në zonën e 'Brrylit'

6 Mars 2015, 09:23, Aktualitet CNA

Një sasi eksplozivi e gjetur në zonën e ‘Brrylit’ ka alarmuar banorët. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën ku është vendosur eksplozivi dhe po punon për caktivizimin e tij. Kallëpi i tritolit i vendosur në qepenin e një dyqani u zbulua nga banorë të zonës. Dyshohet se motivi i vendosjes se eksplozivit eshte hakmarrja ndaj pronarit te dyqanit, i cili mesohet se ka patur konfikte ne Hollandë. Momentalisht eshte bllokuar rruga kryesore ne zonen e Brrylit pasi po behet caktivizimi i tritolit nga forcat xheniere. Mesohet se pronari i dyqanit ka kallezuar nje kercenim qe i eshte bere para dy javesh.

 

Lajmet e fundit nga