LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta në Prokurori: Jam i gatshëm të ballafaqohem me Berishën dhe Doshin

6 Mars 2015, 08:35, Politikë CNA

Kreu i Kuvendit është shprehur se është i gatshëm të ballafaqohet me ish kryeministrin Berishs  dhe deputetin Tom Doshi lidhur me akuzat që i janë drejutar Ilir Metës. Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku dha dëshminë e tij për atentatin e mundshëm ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Meta deklaroi për mediat se është paraqitur për të respektuar shtetin ligjor, për të deshmuar gjithcka që ai di dhe për t?iu nënshtruar hetimit në mënyrë trasparente.

Me ironi është shprehur se video është e Tomës me Tomën, duke nënkuptuar se e gjithë kjo histori është e inskenuar nga vetë deputeti socialist.

Për sa i përket deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha, se Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen ,ky i fundit u shpreh se kjo kërkesë e ka ?impresionuar?, pasi vjen nga një person që është i akuzuar nga po kjo Prokurori dhe Këshilli i Lartë i Shtetit për aferën korruptive prej 230 milion eruo në autostradën Durrës-Kukës.

Ilir Meta deklaroi se pozicioni i tij si Kryetar Parlamenti nuk ka asnjë raport të drejtpërdrejtë me asnjë institucion tjetër që mund të pengonte drejtësinë.

 

Lajmet e fundit nga