LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elisa Spiropali jep dorëheqjen nga Drejtoria e Doganave

6 Mars 2015, 17:31, Aktualitet CNA

Ish Drejtoresha e Doganave deri pak minuta më parë ka dhënë dorëheqjen nga ky post nëpërmjet një njoftimi për mediat.

Spiropali ka thënë se arsyeja e dorëheqjes nga posti i Drejtoreshës së Doganave është përkushtimi ndaj fëmijës, i cili ka ardhur në jetë vetëm disa ditë më parë.

Ajo ka falënderuar të gjithë kolegët e saj si dhe ka shprehur krenarinë për punën e kryer deri më sot, me kryerjen e disa reformave si dhe me rritjen e të ardhurave. Spiropali mori drejtimin e doganës në vitin 2013.

Lajmet e fundit nga