LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Washington/Muzeumet ndalojnë shkopin për selfie

5 Mars 2015, 10:30, Kulturë CNA

Selfie po bëhet një domosdoshmëri, e jo më vetëm një trend për turistët, por shkopinjtë që përdoren për foto selfie, në mënyrë që fotoja të kapë një pamje më të qartë të mjedisit përreth nuk janë të mirëpritura në muzeumet kryesore të Uashingtonit.

Muzeu Smithsonian, më i madh muze dhe grup kërkimor në botë, njoftoi se ka ndaluar nga mjediset e veta përdorimin e shkopit që përdoret si ndihmës i fotografive në modë.

?Eshtë një masë parandaluese për të mbrojtur vizitorët dhe objektet, sidomos në kushtet e superpopullimit të muzeut me turma njerëzish?, thuhet në njoftim.
Shkopi që ka dalë në modë tashmë për të realizuar fotot selfie, arrin të kapë një pamje më të qartë kur përdoret një smartophone apo një aparat fotografik për të fotografuar veten dhe atë që keni pas.

Së pari ishte ide e aziatikëve, por shpejt u përhap. Gjithsesi, ka shumë që thonë se shqetësohen nga përdorimi i tij në publik.

Lajmet e fundit nga