LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Truri i vogël kompjuterik, sa një kopsë

5 Mars 2015, 21:20, Tech CNA

Prototipi i modulit Intel Curie është një mikrokompjuter me përmasat e një kopse të vogël i projektuar për të zhvilluar risitë e pajisjeve që vishen.  Nëse viti 2015 do të quhet viti i pajisjeve që vishem ai do të jetë edhe viti i inteligjencës kompjuterike brenda pajisjeve që vishen ? gjera magjike me forma e madhësi të ndryshme që shkojnë përtej imagjinatës sonë.
Moduli Intel Curie është me shumë gjasa pajisja teknologjike më e vogël e cila do të sjellë një risi për jetën.  Shefi ekzekutiv i Intel, Brian Krzanich zbuloi prototipin e parë të saj në shfaqjen e Ndërkomëtare të Elektronikës, të vitit 2015 dhe ajo do të jetë gati për shitje gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.
Curie bën bashkë komponentët esencialë të nevojshëm për kapacitetet dixhitale, duke përfshirë edhe lidhjen wireless tek pajisjet që vishen.
Intel Curie është një modul hardwre i vogëli bazuar tek Intel Quark SE SoC, ajo ka Bluetooth sensorë dhe teknologji për karikimin e baterive.  Ashtu si Intel Galileo dhe Intel Edison, Intel Curie ka marrë emrin e zbuluese historike të teknologjisë. Moduli i ri sa një kopsë e vogël e ka marrë emrin nga Marie Sk?odowska-Curie.

Lajmet e fundit nga