LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njeriu më i vjetër në botë çuditet me sekretin e jetëgjatësisë

5 Mars 2015, 22:15, Kuriozitete CNA

TOKYO (AP) ? Njeriu më i vjetër në botë, 117 vjeç, thotë se nuk duket se ka jetuar kaq gjatë.
Misao Okawa, vajza e një prodhuesi kimonosh, ka komentuar të mërkurën, gjatë festimit të ditëlindjes se saj të 117. Ajo kishte veshur një kimono rozë të zbukuruar me lule qershie.
Okawa, u lind në Osaka ,në 5 Mars 1898, dhe njihet si përsoni më i vjetër në botë nga rekordet Gines të vitit 2013.
“Duket sikur kjo është një kohë e shkurtër,” i ka thënë ajo një zyrtari të qeverisë, Takehiro Ogura, i cili i çoi asaj një buqetë të madhe me lule dhe që e pyeti se si ndihej tani që ishte 117 vjet.
Okawa, me flokët e zbukuruar nga një kapse rozë, nga karrigja e saj me rrota tha se në këtë moshë ndihej shumë e lumtur.
E pyetur për sekretin e jetëgjatësisë së saj ajo tha, “Edhe unë jam e çuditur për këtë gjithashtu.”
Japonia është me siguri vendi me njerëzit më të vjetër në botë, me më shumë se 58,000, të tillë sipas burime qeveritare. Rreth 87 % e tyre janë gra.
Okawa ka pasur disa probleme gjatë kohëve të fundit po ajo ha mirë dhe gëzon shëndet të mirë gjithashtu, sipas infermieres që kujdeset për të në shtëpi.
Okawa u martua në Yukio, në vitin 1919, dhe pati tre fëmijë ? dy vajza dhe një djalë. Tani ajo ka katër nipër e mbesa dhe gjashtë stër- nipër e stër- mbesa. Bashkëshorti i saj vdiq në vitin 1931.

15:45 Kuriozitete

Murgu kap gjoksin

Një debat është ndezur në Tajlandë, pasi një murg budist u f...

14:45 Kuriozitete

Floket dhe i ftohti

Ja çfarë ndodh kur i ftohti përplaset me të ngrohtin. Ndërko...

12:45 Kuriozitete

Dashuria ndaj punës

Pavarësisht a jeni i sëmurë, i etur, i uritur, pa gjumë, e k...

08:27 Kuriozitete

Kur luksi kap qiellin

Për skiatorët nuk ka stinë më të bukur se dimri dhe përpiqen...

Lajmet e fundit nga