Connect with Us

Ja video e shpërthimit të makinës me eksploziv në kryeqytet

Aktualitet

Ja video e shpërthimit të makinës me eksploziv në kryeqytet

Publikuar

-

300 gram eksploziv C4 i vendosur në automjetin benz ML me targa AA 948 AP me drejtues Roberto Gjin Prenga 35 vjeç nga Mirdita, ka shpërthyer mbrëmjen e sotme. Drejtuesi i mjetit është i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Makina sipas informacioneve paraprake gjatë shpërthimit ka qenë e parkuar.  Më parë emri i të plagosurit ka qenë Artan Prenga por ai e ka ndryshuar atë në Roberto Gjin Prenga.
Video ku duket makina e përfshirë nga flakët:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dy javë pas zgjedhjeve/ Rama takim me deputetët

Publikuar

-

Nga

Dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët aktual dhe ata të rinjtë që dolën fitues në 25 prill.

Takimi është duke u zhvilluar në Pallatin e Bigradave. Ky është takimi i parë që mban Rama me deputetët e rinj të zgjedhur.

Rama është duke mbajtur fjalën e tij para deputetëve, ku pritet edhe të prezantojë objektivat që ka për mandatin e tretë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E rëndë/ 70-vjeçari i jep fund jetës, bie në kontakt me rrymën elektrike

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme një i moshuar në qytetin e Vlorës i ka dhënë fund jetës së tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarsia” ku shtetasi me iniciale DH.D ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, dyshohet se 70 vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike duke çuar në vetëvrasje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës/ Në 2018 u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës së kaluar është djegur një automjet tip “Volksëagen” në Krujë, në pronësi të shtetasit S.H.

Mësohet se makina e djegur është e vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikës me 14 korrik të vitit 2018. Bëhet me dije se makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash

LEXO EDHE:  Video/ Tirana kryeqyteti i botës së katërt!

LEXO EDHE:  Patris Berisha reagon pas veprimit të Tunës/ Publikon videon me djalin dhe i jep mesazhin këngëtares

‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’– njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE