LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama: Tahiri çmontoi akuzat e ngritura nga Tom Doshi

5 Mars 2015, 12:01, Politikë CNA

Kryeminisri Edi Rama deklaroi se kjo është një shfaqje shumë e trishtueshme ku janë përfshirë një tufë politikanësh dhe rrugaçësh që të parët mendojnë se përfitojnë nga të dytët, por kostoja është e shqiptareve.

?Qytetarët presin të dëgjojnë nga parlamenti për reformat dhe ligjet qe kanë nevojë ekonomie, problemet sociale që kemi trashëguar nga e kaluara por janë duke dëgjuar deklaratat boshe te ish kryeministrit Berisha. Sot Shqipëria nuk ka opozitë, ajo ka braktisur misionin për të përfaqësuar zërin e qytetarëve.? u shpreh Rama.

Kryeministri tha se për sa i takon cështjes konkrete ish Kryeministri na dha hapur atë që ka qene fakt: Standarti i tij. Sipas Ramës ai i mbyll gojën prokurorisë, ka lënë pa përgjigje 21 janarin, drama e skandale të tjera korruptive.

Jemi të vendosur të ecim përpara me standartin e punësve të ndara. I takon Prokurorisë të zbardhë të vërtetën e kësaj farse. Dje ministri i Brendshëm tha shumë qartë dhe cmontoi akuzën e ngritur. Askush nga ne nuk dëshiron të përfitojë nga personat e implikuar në këtë ngjarje, por le t?ja lëmë hetimit deri në fund.

Lajmet e fundit nga