Connect with Us

Vidhen objekte arti kineze nga pallati Fontainebleau

Kultura

Vidhen objekte arti kineze nga pallati Fontainebleau

Publikuar

-

Hajdutët kanë hyrë me forcë në  pallatin Fontainebleau  dhe  kanë vjedhur  15 objekte arti  kineze në një bastisje rrufe,e cila zgjati   shtatë minuta, thanë autoritetet. Ndër sendet e marra ishte një kopje e një kurore të mbretit të Siam, tani Tajlandës, dhënë për  perandorin Napoleon III në 1861. Zyrtarët në pallatin Fontainebleau konsideruan objektet   “tepër të cmuara “. “Ato ishin ndër pjesët më të bukura në muze”, tha Jean-Francois Hebert.”Ne mendojmë se ata (hajdutët) ishin shumë të vendosur, e dinin  saktësisht se çfarë ishin duke kërkuar dhe kanë punuar në një mënyrë shumë profesionale”, ka shtuar ai. Pallati është përdorur nga mbretërit francezë që prej shekullit të 12-të. Ai është tani një muze kombëtar dhe një sit i  Trashëgimisë Botërore të UNESCO. Muzeumi Kineze strehonte punime qe  dikur i përkasin Perandoreshës Eugenie, gruas së Napoleonit III. Ministria e kulturës franceze e përshkroi atë si “një nga pjesët më të sigurta të pallatit, të pajisur me alarme dhe kamera vëzhgimi”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Dorëshkrimi i shkrimtarit të njohur botohet me emër tjetër/ Vajza e tij denoncon vjedhjen

Publikuar

-

Nga

Shkrimtari dhe filozofi i njohur shqiptar, Isuf Luzaj lindi në Kaninë më 21 shkurt të vitit 1913.

Ai la pas si trashëgimi në dorëshkrim 32 vëllime në poezi,filozofi,histori e ditarë.

Vajza e tij ka akuzuar së fundimi se vjersha që babai i tij i ka kushtuar shokut të tij Hazis Sharra, është publikuar në librin e z.Enver Memishaj.

Ajo shprehet e indinjuar për faktin se vepra e të atit, tashmë është në emër të dikujt tjetër.



Elisabeta Luzaj ka denoncuar me ashpërsi këtë vjedhje pasi sipas saj,  i ati i ka dorëzuar një listë me librat e tij, në dorëshkrim. Kjo me arsyetimin se pas vdekjes ndokush mund të tentonte t’i vjedhë dhe ti botojnë në emrin e vetë.

LEXO EDHE:   “Porta e fjalëve”/ Krijimi nga artisti gjerman në Teheran

LEXO EDHE:  Një person i dyshimtë ngjitet me shpejtësi në Kullën Eiffel, evakuohen turistët

Dorëshkrimin e të atit e ka e bija e cila ka publikuar faktet që vërtetojnë se akuzat e saj janë të vërtëta.

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Diku ku dielli nuk perëndon”/ Një roman nga Enxhi Drapi

Publikuar

-

Nga

Studentja e Drejtësisë Enxhi Drapi, ka sjell për lexuesit shqiptar romanin e saj të parë.

Shumë kritik letrarë e kanë vlerësuar si një roman të guximshëm, që godet fort në mentalitetin e shoqërisë. Është një roman me karakter psikologjiko-social, ku në qendër të së cilit vendoset femra.

Unik për llojin e tij në Shqipëri dhe jo vetëm. Dielli për këdo përfaqëson një lëmsh zjarri i cili ndriçon, por autorja e këtij romani na bën ta shohim diellin në një tjetër këndvështrim.

Diku ku dielli nuk perëndon na përballë me historinë e Helenës, një vajzë në dukje të thjeshtë dhe të dobët por, e cila arrin t’i bëjë ballë sfidave, sëmundjeve dhe kërcënimeve jo të thjeshta. Ajo është vajza e një inxhinieri ndërtimi, i cili kthehet në një vrasës të sëmurë dhe herë pas here të pamëshirshëm.



Mois është një njeri i cili pranon të bëjë gjithçka vetëm që fëmijët e tij të mos cënohen, por papritur e gjen veten në duart e një hebreu, Xhorxh, i cili e përdor dhe mundohet ta mbajë pas vetes në mënyrë që të mos e ketë rival.

LEXO EDHE:  Shkatërruan grupin e “skifterave” shqiptarë/ Zbardhen detajet e operacionit

LEXO EDHE:  Tronditëse/ Hidhet nga pallati një person, gjen vdekjen e menjëhershme

Një histori rrënqethëse dhe intensive e cila bazohet në ngjarje të vërtetë, sepse krimi, dështimi, fitoret, zilia dhe paragjykimet janë pjesë e jetës të kujtdo.

Autorja premton se çdokush do e gjejë veten tek njëri nga personazhet. Gjithashtu premton se do t’ju bëjë ta shihni jetën me më shumë pozitivitet sepse gjithçka është e mundur nëse e dëshiron me shpirt. Ky libër gjendet aktualisht në çdo librari në Shqipëri dhe Kosovë.

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Diku ku dielli nuk perëndon”, romani që duhet ta lexojë çdo njeri

Publikuar

-

Nga

“Diku ku dielli nuk perëndon”, romani që nuk duhet lënë pa lexuar

“Diku ku dielli nuk perëndon”, është një roman unik për llojin e tij në Shqipëri dhe jo vetëm.

Dielli për këdo përfaqëson një lëmsh zjarri i cili ndriçon, por autorja e këtij romani na bën ta shohim diellin në një tjetër këndvështrim. Romani i Enxhi Drapit është vlerësuar nga shumë kritikë letrarë si një roman i guximshëm i cili godet fort në mentalitetin e shoqërisë.

Një roman me karakter psikologjiko social në qendër të së cilit është femra. “Diku ku dielli nuk perëndon” na përball me historinë e Helen, një vajze në dukje të thjeshtë dhe të dobët por e cila arrin t’i bëjë ballë sfidave, sëmundjeve dhe kërcënimeve jo të thjeshta.



Vajza e një inxhinieri ndërtimi i cili kthehet në një vrasës të sëmurë dhe herë pas here të pamëshirshëm. Mois, një njeri i cili pranon të bëjë gjithçka vetëm që fëmijët e tij të mos cënohen, por papritur e gjen veten në duart e një hebreu, Xhorxh, i cili e përdor dhe mundohet ta mbajë pas vetes në mënyrë që të mos e ketë rival. Një histori rrënqethëse dhe intensive e cila bazohet në ngjarje të vërtetë. Sepse krimi, dështimi, fitoret, zilia dhe paragjykimet janë pjesë e jetës të kujtdo.

LEXO EDHE:  Edi Rama, Paris-Selenicë për një orë

LEXO EDHE:  Foto/Përmbyten rrugët e Francës, jo nga uji por...

Romani është shkruar nga një studente e drejtësisë e cila i premton shumë letërsisë shqiptare dhe jo vetëm. Një roman i cili duhet të jetë në bibliotekën e çdo familje. Autorja premton se çdokush do e gjejë veten tek njëri nga personazhet. Gjithashtu premton se do t’ju bëjë ta shihni jetën me më shumë pozitivitet sepse gjithçka është e mundur nëse e dëshiron me shpirt. Romani gjendet në çdo librari në Shqipëri dhe Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE