LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ukrainë/ Shpërthim në minierë, më shumë se 30 të vdekur

4 Mars 2015, 08:51, Aktualitet CNA

Një shpërthim i gazit metan në një minierë qymyri në rajonin e kontrolluar nga separatistët, në lindje të Ukrainës, ka vrarë të paktën 30 persona. Zyrtarët thanë se të paktën 14 minatorë janë plagosur në minierën Zasyadko në Donetsk, skenë e katastrofës më të tmerrshme në historinë e minierave të Ukrainës, tetë vjet më parë.

Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, ndërsa Donjecku ka qenë më herët i përfshirë nga luftime të ashpra mes trupave qeveritare dhe separatistëve prorusë.
Por, në zonën e minierës nuk ka pasur luftime së fundmi, Sipas agjencisë Reuters, më shumë se 30 minatorë janë vrarë në shpërthim.
Ekipet e shpëtimit, ende nuk kanë arritur në nivelin e shpërthimit për të nxjerrë njerëzit, pasi po pastrojnë mbetjet e gazit.

Lajmet e fundit nga