LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

India ndalon filmin mbi përdhunuesin e Delhit

4 Mars 2015, 10:19, Kosova & Bota CNA

Ministri Indian për çështje të brendshme, Rajnath Singh ka premtuar të hetojë mënyrën sesi një ekip televiziv ka arritur të hyjë në burg për të intervistuar një nga përdhunuesit e bandës së Delhit. Shoferi i taksisë, i intervistuar për një dokuemntar është një nga pesë të dënaurit për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze të re në autobuzin e tij, në vitin 2012, ngjarje që shkaktoi zemërim dhe protesta në të gjithë botën.
Ndërkaq, duke folur në parlament ministry Indian tha se filmi do të ndalohet në shfaqjen e tij në Indi, e një gjykatë e ka bllokuar tashmë filmin e realizuar nga BBC dhe NDTV.
Producentja e filmit, Leslee Udwin tha se kishte të gjitha lejet e domosdoshme nga burgu dhe ministria e Brendshme për të realizuar intervistën.
Vrasja e students 23 vjecare për të cilën akuzohet banda e përdhunuesve ishte një ngjarje që tronditi Indinë dhe botën. Ndërsa përdhunuesi i intervistuar jo vetëm nuk kishte shfaqur shenja pendese por fajësoi viktimën e cila sipas tij nuk duhet të kishte kundërshtuar përdhunimin, por duhej të qëndronte në heshtje.
Rajnath Singh it ha parlamenttit se qeveria e tij nuk do të lejojë përfitime komerciale nga historia e dhimbshme. Transmetimi i filmit do të ndalohet derisa të sqarohen rrethanat dhe përmbajtja e plotë e filmimeve. Policia në Delhi tha se ishte kundër filmit, pasi komentet e përdhunuesit po krijojnë një atmosferë frike dhe tensioni në vend.

Lajmet e fundit nga