LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elbasan/ Makina përplas një 75 vjeçar, arrestohet drejtuesi i mjetit

4 Mars 2015, 08:32, Aktualitet CNA

Një 75 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes nga një mjet pasditen e djeshme. Aksidenti ka ndodhur në Elbasan, ndërsa policia ka bërë të mundur edhe ndalimin e drejtuesit të automjetit, 44 vjeçarin Negjmedin Zejnedin.

I plagosuri është transportuar me urgjencë fillimisht në spitalin e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Policia po heton për shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Lajmet e fundit nga