LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alternativa për të hequr grimin në mënyrën e duhur

4 Mars 2015, 11:00, Lifestyle CNA

Pothuajse çdo femër, para se të dalë, dëshiron që të vërë pak makijazh në fytyrë: rimel, fondotinë, shkëlqyes buzësh apo të gjitha bashkë. Por problemi lind me heqjen e tyre para gjumit. Më poshtë do të njiheni me disa alternativa tepër interesante

Sa herë mund t?ju ketë ndodhur që të shkoni në shtrat me make up në fytyrë? Dhe në mëngjes me siguri, a zgjoheni me shenja të shpërfytyruara prej rimelit, tonit të syve dhe produkteve të tjera kozmetike të vendosura një natë më parë? Lëkura në fakt e ndien shumë këtë neglizhencë nga ana juaj: poret e mbyllura janë shkaku kryesor i papastërtisë.

Për pasojë, defektet dhe njollat që sigurisht nuk i dëshironi, do t?i shihni në fytyrën tuaj çdo mëngjes. Ndaj, pa marrë parasysh se sa të lodhur jeni, gjithmonë largojeni grimin nga fytyra. Nëse bini në gjumë pa e pastruar fytyrën, poret do të bllokohen gjatë natës dhe lëkura nuk do të jetë në gjendje të hidratohet me vajra natyralë.

Makijazhi që e lini pa hequr gjatë natës mund të çojë në formimin e puçrrave dhe në qoftë se nuk e pastroni fytyrën para se të shkoni për të fjetur, radikalet e lira që keni ?mbledhur? gjatë ditës, mbeten në lëkurën tuaj tërë natën, gjë e cila mund të çojë në dëmtimin e kolagjenit dhe si pasojë edhe në formimin e rrudhave.

Ja atëherë disa teknika të thjeshta spastrimi, për të cilat mbase nuk jeni ende në dijeni.

Fillojmë nga rimeli, duke qenë se zakonisht është më i dendur dhe më i vështirë për t?u hequr. Pjesa më e madhe e femrave zgjedhin mënyrën më të thjeshtë për të pastruar sytë, duke u munduar që t?i lajnë vetëm me ujë. Por në të vërtetë kjo nuk është aspak mënyra më e mirë.

Qumështi detergjent, vaji dhe në rast se mbani lente, likuidi për ruajtjen e tyre, janë të gjitha produkte alternative absolutisht perfekte për të hequr çdo gjurmë të tualetit. Sigurisht pastrimin duhet ta kryeni me pak pambuk. Duhet të dini gjithashtu se heqja e makijazhit të syve, kërkon shumë durim dhe kujdes.

Nëse përdorni metoda të gabuara për të hequr makijazhin e syve, atëherë sytë tuaj mund të skuqen dhe të dëmtohen. Zona rreth syve është shumë e ndjeshme, kështu që fërkimi i ashpër duhet shmangur patjetër. Mund të përdorni dhe heqës makijazhi për sytë të firmave të ndryshme të njohura, të cilat janë të disponueshme në treg, e që ju ndihmojnë ta hiqni makijazhin më lehtë.

Megjithatë, nuk duhet të bëni kurrë gabimin që të përdorni heqësin e makijazhit të syve në pjesë të tjera të fytyrës, pasi do të shkaktonte një dëmtim të lëkurës.

Gjithashtu, shampot e bebeve mund të përdoren për të hequr rimelin, penelin ose lapsin. Ato janë shumë të buta dhe nuk përmbajnë kimikate. Si rezultat nuk shkaktojnë irritime në sy. Kjo shampo mund të përdoret edhe për të hequr të gjithë makijazhin e mbetur në fytyrë.

Edhe shkëlqyesi i buzëve mund të bëhet problematik nëse lihet për një kohë shumë të gjatë mbi buzë. Fillimisht, përpara se të kryeni veprimin e pastrimit, duhet të merrni të gjitha masat që buzëkuqin ta hiqni sa më lehtë, sapo të hyni në shtëpi.

Çfarë do të thotë kjo? Në ndihmë ju vjen gjalpi i kakaos. Ai është perfekt si për t?i mbajtur buzët e hidratuara, ashtu edhe për të hequr shkëlqyesin apo buzëkuqin. Lëreni të reagojë për pak minuta dhe më pas hiqeni me një copë pambuku të lagur me ujë të nxehtë, duke ndjekur lëvizje rrethore.

Në fund aplikoni me majën e gishtit tregues po nga i njëjti gjalpë, sikur të ishte zbutës buzësh.

Kalojmë te fondotina, produkti absolutisht më i keq për lëkurën nëse shkoni të flini pa e hequr atë. Është shumë e rëndësishme që këtë shtresë të grimit në fytyrë, ta lani me një sapun të mirë hidratues dhe delikat. Ju mund të konsultoheni për zgjedhjen e tij në një dyqan, i cili tregton vetëm produkte sapuni.

Pas larjes, fytyrën duhet ta thani deri në perfektshmëri, sepse ky është një hap tjetër i rëndësishëm sa edhe pastrimi. Mos e tejkaloni kurrë këtë fazë. Përdorni një peshqir apostafat për fshirjen e fytyrës, të pastër dhe të thatë. Më pas procedoni me tonikun e zakonshëm dhe me kremin hidratues.

Çdo tipologjie lëkure, e thatë, e yndyrshme apo mikse, i nevojiten produkte specifike edhe për sa i përket momentit të heqjes së tualetit. Për këtë, lëkura me yndyrë nuk i toleron mirë produktet vajore, ndërsa ajo e thatë nuk duhet të ketë kontakt me produkte shumë agresive. Kështu që kini kujdes për lëkurën tuaj.

Nuk është e këshillueshme që ta lani fytyrën shpeshherë, pasi yndyra natyrale që akumulohet në lëkurë, është një lloj mbrojtjeje e organizmit tonë. Ndaj lajeni atë në mëngjes dhe në mbrëmje.

09:00 Lifestyle

E ëmbla Kylie

Padyshim që gjithë familja Kardashian mban në vetvete femra ...

19:00 Lifestyle

Godet Chloe Goodman

Chloe Goodman nuk i ka lënë aspak vend fantazisë, teksa po p...

17:00 Lifestyle

Nicole në Venecia

Sa herë që është ndarë nga ish-partneri i saj, Lewis Hamilto...

Lajmet e fundit nga