LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshjen për furnizimin me gaz

3 Mars 2015, 07:20, Aktualitet CNA

Pavarësisht konfliktit ende të hapur me separatistët pro-rusë, Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për furnizimin me gaz.

Marrëveshja e arritur ditën e hënë mundëson furnizimin me gaz të Ukrainës nga Rusia deri në fund të muajit mars.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Maros Sefcovic, i cili kryesoi bisedimet, tha se ministrat e energjisë të Rusisë dhe Ukrainës ranë dakord për të diskutuar më vonë për një ?paketë veror? të furnizimit me gaz të Ukrainës. Ai shtoi se ?furnizimi me gaz i BE-së mbetet i sigurt?. Rreth 15 për qind e importeve të gazit drejt BE-së kalojnë transit nga Ukraina.

Lajmet e fundit nga