LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përkujtohet 3 marsi, festa kombëtare e Bullgarisë

3 Mars 2015, 22:25, Aktualitet CNA

Ambasada e Bullgarisë në Tiranë zhvilloi sot një ceremoni me rastin e ditës së 3 marsit, festës kombëtare të Bullgarisë.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, zv/ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, deputetë, ambasadorë të akredituar në Tiranë si dhe personalitete të njohura nga media, arti, kultura.

?Ndjej kënaqësi që jeni pjesëmarrës në festën tonë. Më 3 mars festojmë rimëkëmbjen e shtetit tonë. Për ne liria kombëtare ka rëndësi të madhe?, iu drejtua të ftuarve ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Dirmitar Arnaudov.

Ambasadori bullgar në fjalën e tij theksoi se Bullgaria dhe Shqipëria kanë zgjedhur demokracinë si një proces i pandërprerë që sjell zhvillimin e vendit.

 

Lajmet e fundit nga