Connect with Us

Mynih ju jep kohë të ëndërroni dhe të prezantoheni me bukurinë Bavareze

Udhëtoni

Mynih ju jep kohë të ëndërroni dhe të prezantoheni me bukurinë Bavareze

Publikuar

-

Fakti është se qytetet më të mëdha dhe më të famshme shpesh nuk ofrojnë kushtet më të mira për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe kaosit të trafikut. Por për shkak të masave, qyteti që tani do t’ ju paraqesim është një nga top 15 vendet për të jetuar. Nëse ju jeni shpirt artistik që e doni birrën, dhe gjithashtu jeni të bllokuar në mes barokut dhe kohëve moderne, ky është një destinacion që do të kënaqë të gjitha dëshirat tuaja.

München-2-620x379 München-3-620x483 München-5-620x283

Mynih është kryeqyteti i Shtetit Gjerman të Bavarisë dhe qyteti i tretë më i madh në Gjermani pas Berlin dhe Hamburg. Ky qytet ka rreth 1.490.000 njerëz dhe është i vendosur në  lumin Isar në veri të Alpeve Bavarisë. Metropoli bavarez me shpirt është një nga qytetet më të bukura në Gjermani, qendra kulturore dhe boheme, një qytet me shumë monumente historike që flasin  për sundimtarët  shekullore bavareze e  të dinastisë Ëittelsbach dhe kryeveprat e shumta të teknologjisë moderne. Përzierja e arkitekturës arrin kulmët nga pallatet deri në ndërtesa me zgjidhje moderne arkitekturore. Liqene të shumta që rrethojnë qytetin, jeta e natës e hatashme ,dhe njerëzi të mirësjellshëm që të bëjnë të ndiheni  të mirëpritur në çdo kohë, duke i dhënë përshtypjen e një destinacioni që duhet vizituar me të drejtë.

LEXO EDHE:  Nata që tronditi Mynihun

München-1-620x476 Munich-2-620x414

Në Mynih çdo tetor është mbajtur festivali i famshëm i birrës, një festë me birra vendore dhe specialitet  të ushqimit gjerman.Në këtë kohë të vitit birra zëvendëson ujin  dhe shishe të panumërta  birre mbeten bosh.Munich-3-620x399 Munich-620x941

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

48 orë në Tiranë/ Britanikët sugjerojnë vendet ideale

Publikuar

-

Prestigjiozja britanike “The Independent” së fundmi ka bërë një artikull promovues për Tiranën. Aty përshkruhen vendet më të mira ku duhet shkuar, në rast se vizitoni kryeqytetin e Shqipërisë.

“Shqipëria po shkëputet nga i ftohti. Pas dekadash në izolim, vendi i fundit i pazbuluar europian po shkon drejt modernizimit. Tirana është zemra e këtij plani”, shkruan “The Independent”.

Sipas saj, nëse shkoni për 48 orë në Tiranë, disa vende duhen parë me patjetër. Në këtë artikull sugjerohet ku mund të kalohet bukur dhe cilat janë restorantet apo hotelet më të mira.

Vendi i parë i sugjeruar është Dajti Ekspres, teleferiku i vetëm në Shqipëri dhe më i madhi në Ballkan. Përveç sfidave në Parkun e Aventurave (me nivele të ndryshme), aty mund të argëtohesh edhe me sporte të tjera, tipike për njerëzit aventurierë. Ky vend përrallor gjendet në malin e Dajtit, krejt pranë Tiranës.

Vendi i dytë është Bunk’ Art, një dëshmi e regjimit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Europa tashmë e di se Shqipëria gjatë asaj periudhe ka pasur shumë bunkerë dhe dy prej tyre janë ruajtur me kujdes si hapësira eventesh për artin dhe historinë.

LEXO EDHE:  Si ta mposhtni xhelozinë dhe të jetoni të lumtur?

LEXO EDHE:  Studimi/ Kopshtaria, pasioni që do t’ju bëjë të jetoni 100 vjet

Doni hotel të mirë? “Plaza” nga “The Independent” klasifikohet e para në Tiranë. Aty gjithçka është në nivel të lartë dhe jo më kot dhomat çift nisin me çmim 110 euro. “Theranda” gjithashtu është një vend i sugjeruar, i cili është një hotel me kopsht në lagjen më të famshme tiranase, “Blloku”. Dhomat nisin me çmime 40 euro. Nuk duhet harruar as Dajti Tower Belvedere, pra hoteli i kompleksit Dajti Ekspres në malin e Dajtit. Çmimi i dhomave atje është 60 euro. E veçanta e këtij hoteli është se ka një kat të lëvizshëm dhe një pamje fantastike nga qyteti.

Ku të hani? Ka vende plot. “Era Vila” sipas prestigjiozes britanike renditet e para, pasi ka një atmosferë të ngrohtë dhe të bën të ndihesh shumë mirë. I dyti vjen restoranti “Ballkoni i Dajtit”, që do të thotë se rikthehemi sërish në kompleksin Dajti Ekspres. Pamja që ofrohet nga ky restorant modern, i ndërtuar tamam si ballkon në shpat të malit të Dajtit, është marramendëse.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Ndiheni të varfër?/ Provoni të vizitoni këto vende

Publikuar

-

Nga

Paraja është një luks i madh. Jo të gjithë e kanë fatin të kenë kaq shumë para nëpër duar dhe të bëjnë çfarë të duan.

Por mos u shqetësoni. Ka një zgjidhje dhe për ju që nuk keni kaq shumë të ardhura.

Merrni disa rroba me vete, pak para dhe hipni avionit për….

LEXO EDHE:  Si ta mposhtni xhelozinë dhe të jetoni të lumtur?

LEXO EDHE:  Si ta mposhtni xhelozinë dhe të jetoni të lumtur?

Këto janë vendet të cilat mund ti përballoni pa pasur shumë para:

Mexico

Indonesia

Sri Lanka

Costa Rica

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Si ndikon stresi tek oreksi, gabimet që nuk duhet të bëni

Publikuar

-

Nga

Çdo ditë, njeriu ka angazhime nga më të ndryshmet familjare, shoqërore dhe jo vetëm, të cilat herë pas here shkaktojnë ose shoqërohen me stres. Me stresin jemi mësuar të përballemi rregullisht, pavarësisht ndikimit negativ në shëndet. Shqetësimet e ndryshme dhe puna e tepërt mund të nxisin një stil jetese jo të shëndetshëm, që shkakton më shumë stres.

Kjo i jep jetë një rrethi vicioz shumë të dëmshëm. Për shembull, nëse ju duhet të mbaroni një punë në një orë të caktuar, nuk do të tregoheni të vëmendshëm ndaj ushqimit. Për më tepër, do të keni tendencën të konsumoni më shumë sheqer dhe kafeinë për t’u përballur me sfidat e ditës.

Për fat të keq, këto zgjedhje shkaktojnë një stres afatgjatë. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për zgjedhjet jo të mira që njerëzit bëjnë kur janë të mbingarkuar ose të shqetësuar.

Zgjedhjet e Ushqimit të Nxitura Nga Stresi

Shumë Kafe. Nëse ndiheni të mbingarkuar do të vëreni se jeni duke pirë disa filxhanë me kafe gjatë ditës.

Stresi dhe Ushqimet e Gabuara

Nivelet e rritura të kortizolit, që është edhe hormoni i stresit, i shtyjnë njerëzit të joshen pas ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë. Për shpejtësi dhe prakticitet, një njeri i stresuar gjen ngushëllim të përkohshëm tek patatinat, patatet e skuqura, akullorja, ëmbëlsirat dhe ushqime të tjera të shpejta.

Kapërcimi i Vakteve

Kur njeriu përpiqet të kryejë disa detyra në të njëjtën kohë, kapërcimi i vakteve duket i paevitueshëm. Dikush mund të heqë dorë nga mëngjesi, sepse ka shumë punë për të bërë. Një tjetër, zgjedh të mos hajë drekë, për të njëjtat arsye.

LEXO EDHE:  Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Njerëzit me këto tipare personaliteti jetojnë më gjatë

LEXO EDHE:  Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Njerëzit me këto tipare personaliteti jetojnë më gjatë

Mungesa e Vëmendjes

Stresi nxit ushqyerjen emocionale. Kjo do të thotë se njeriu i stresuar ha pa pushim ndonëse nuk ka uri, sepse tek ushqimi gjen ngushëllim.

Mos pirja e Ujit

Me një jetë të ngarkuar, është shumë e lehtë të harrosh të pish ujë. Ka shumë njerëz që nuk pijnë ujë dhe në vend të tij pinë lëngje të gazuara apo kafe.

Regjime Jo Të Shëndetshme Ushqimore

Stresi lehtëson shtimin në peshë. Zgjedhjet e këqija ushqimore pa fruta, perime, proteina dhe karbohidrate ndërmerren në periudha stresi. Në një kohë afatshkurtër, këto zgjedhje tingëllojnë ideale. Në një periudhë afatgjatë, dëmi në shëndet është i pallogaritshëm.

Ndikimi i Vendimeve Të Këqija Në Shëndet. Prishje e Ekuilibrave Të Sheqerit Në Gjak. Kur nuk ushqeheni mjaftueshëm me ushqime të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak pëson luhatje të mëdha. Këto luhatje, pasohen nga prishja e humorit, lodhja, mungesa e përqendrimit dhe probleme të tjera.

Efektet Anësore Të Kafeinës

Nëse e teproni me kafeinën, do të keni mungesë të përqendrimit, prodhimtari të dobët në punë, probleme me gjumin dhe nivele të larta të kortizolit.

Probleme Të Tjera Me Shëndetin

Ushqyerja e keqe dobëson imunitetin. Rrjedhimisht, njeriu është një shënjestër e lehtë ndaj sëmundjeve të vogla dhe kronike. Duhet të përpiqeni të konsumoni më shumë fruta e perime gjatë periudhës së stresit. Ushqimet e gabuara nuk ju ndihmojnë ta kaloni, ndërkohë që edhe ju dëmtojnë shëndetin./CNA

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: