LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta: Tom Doshi akuzoi kunatin e Berishës

3 Mars 2015, 11:10, Aktualitet CNA

Pas mbledhjes në kryeministri ku ishin të pranishëm kreu i qeverisë Rama,ministri Tahiri, kryeprokurori Llalla dhe kryetari i Komisonit të Sigurisë Spartak Braho, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me akuzat e Tom Doshit për eleminimin e tij fizik nga vrasësit me pagesë.

Në një prononcim për mediat, Ilir Meta tha se politika duhet të ndahet përfundimisht nga shantazhi dhe presioni. Sipas tij, Tom Doshi në takimin e gjashtë muajve më parë ka theksuar se ishte kunati i Sali Berishës Agim Rama, personi që do paguante për vrasjen e tij dhe të Mëhill Fufit, për të destabilizuar vendin.

Kreu i Kuvendit theksoi se ka persona që kanë qënë dëshmitar për variantin e parë të Tom Doshit, të cilët janë të gatshëm të dëshmojnë para organeve të drejtësisë.

Lajmet e fundit nga