LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Harrojeni ngjyrën e fustanit, iluzion optik që trazon mendjen

3 Mars 2015, 21:41, Kuriozitete CNA

Teksa keni kaluar një ditë duke u menduar se çfarë ngjyre ka fustani mund të themi se ai mund të konsiderohet një lajm i vjetër. Sipërmarrësi Azeem Azhar ka shpërndarë një tjetër iluzion optik ku vijat që duken jeshile dhe blu, në fakt kanë të njëjtën ngjyrë.
Ngjyra që ju shihni tregon se si punojnë sytë tuaj me ngjyrat në një botë të ndriçuar nga dielli.
E njejtë me balancën e bardhë të kamerave, nëse truri sheh një këmishë të bardhë nën rrezet e verdha të diellit, ajo duhet të largojë të verdhën e diellit për ta bërë të bardhën e këmishës më të dukshme- dhe kështu ndodh vërtët.
Në këtë figurë spirale, ku ngjyrat e të dyja spiraleve janë jeshile në blu, (0,255,150 për ata që duan ta dinë), përmbajtja është ajo që bën diferencën.
Spiralet duken të ndryshmen sepse truri ynë e gjykon ngjyrën si një objekt duke e kombinuar atë me ngjyrat e tjera që e rrethojnë. Teksa vijat portokalli nuk kalojnë përmes atyre blu, dhe ato me ngjyrë të purpurt nuk kalojnë mes të blertave, ato duken sikur kanë ngjyra të ndryshme.

13:42 Kuriozitete

Shtëpi madhështore

Kjo shtëpi ndoshta nuk ta mbush syrin nga jashtë, por kur ta...

Lajmet e fundit nga