LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Google bëhet gati për Projektin Titan

3 Mars 2015, 08:48, Tech CNA

Google po bëhet gati të lançojë zyrtarisht programin e saj të dronëve me ?furnizimi diellor?. Projekti i quajtur Titan, ka të bëjë me dërgimin e dronëve të telekomanduar në qiell.
Sundar Pichai, zyrtar i në Google i cili mbikëqyr Android, Chrome dhe aplikacionet Google Apps, foli në Kongresin Botëror të Celularëve dhe përshkroi se si kompania po punon në tre programe të mëdha që kanë për qëllim lidhjen e 4 miliardë njerëzve që aktualisht nuk kanë akses në internet.
Pichai tha se Projekti Titan do të bëjë të mundur që aeroplanët të fuqi ?fuqizuar? me energji diellore do të shërbejnë si satelitë. Ai shtoi se Projekti Titan është në të njëjtën fazë në të cilën ishte Projekti Loon dy vjet më parë. Në mënyrë të ngjashme, Loon përfshinte dërgimin e balonave në qiell për të shërbyer si qëndra valësh telefoni, por ajo mbulonte rajonet më të mëdha (Titan fokusohet më shumë në zona të veçanta).

Lajmet e fundit nga