LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha: Porositësi i vrasjes së Tom Doshit është larguar nga vendi

3 Mars 2015, 20:12, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ i News 24, Artan Hoxha ka deklaruar se personi që ka porositur vrasjen e Doshit te Durim Bami është larguar nga vendi dhe ndodhet në Gjermani. Sipas gazetarit porositësi është prezantuar te Bami në emër të një autoriteti të lartë në vend. Bami e ka pranuar porosinë dhe ka marrë paradhënien prej 30 mijë euro. Më pas ai i është drejtuar objektivit Doshi dhe i ka treguar ngjarjen.

Artan Hoxha ka deklaruar se personi që ka porositur vrasjen njihet me pseudonimin Tomi ndërsa një tjetër individ, i cili ka vëzhguar lëvizjet e deputetëve Fufi dhe Doshi njihet me nofkën Rezi.

Personi që ka porositur vrasjen është identifikuar dhe dhe sipas Hoxhës ai ka një aktivitet shërimi social në zonën e Bllokut në Tiranë. Këto deklarata gazetari i ka bërë në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24.

Lajmet e fundit nga