LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Gjykatës/ Bie kërkesa e “Vitrinës” për pezullim vendimi

2 Mars 2015, 18:31, Aktualitet CNA

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Universitetit ?Vitrina? për pezullimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave i cili parashikon heqjen e licensës së këtij institucioni duke mbajtur në fuqi ende vendimin e Ministrisë së Arsimit për pezullimin e këtij institucioni.

VKM sipas gjykatës është një akt i nxjerrë bazuar në zbatim të kushtetutës dhe ligjit të Arsimit të  Lartë  dhe për këtë arsye pretendimi i ?Vitrinës? është i pabazë.   Me këtë vendim gjykata legjitimon vendimin e Ministrisë së Arsimit për të mbyllur universitetin ?Vitrina?, pasi sikurse thuhej në vendimin e ministrisë ky institucion nuk i plotëson kushtet për të vijuar aktivitetin.

?Vitrina? kishte kërkuar që të shfuqizohej VKM e cila vendoste për mbylljen e këtij institucioni, dhe të vijonte sërish aktivitetin njësoj si më parë.

15:30 Aktualitet

"High 3" loading...

Kënga e labelit të suksesshëm “Babastars”, “High 3” është du...

Lajmet e fundit nga