Connect with Us

Komisioni i ligjeve/ Eduart Halimi: Policia, bandë gangsterash

Politikë

Komisioni i ligjeve/ Eduart Halimi: Policia, bandë gangsterash

Publikuar

-

Po zhvillohet ditën e sotme mbledhja e komisionit të ligjeve për të diskutuar në lidhje më grevën e urisë së studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Deputeti I Partisë Demokratike, Eduart Halimi ka kritikuar ashpër ndërprejen e grevës nga forcat e policisë dhe shoqërimin e dhunshëm të 40 studentëve në komisariat.

Ky veprim, sipas tij ngjante me sjelljen e bandave dhe se në asnjë vend të BE-së, policia nuk ndërpret greva të ligjshme. Ai iu drejtua qeverisë duke i’u thënë: “pasi të gjeni vrasësit e 21 janarit, mund të vini dhe të kërkoni të drejta”.

Ndërkohë vazhdojnë debate të forta mes deputeteve  në komisionin e ligjeve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dy javë pas zgjedhjeve/ Rama takim me deputetët

Publikuar

-

Nga

Dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët aktual dhe ata të rinjtë që dolën fitues në 25 prill.

Takimi është duke u zhvilluar në Pallatin e Bigradave. Ky është takimi i parë që mban Rama me deputetët e rinj të zgjedhur.

Rama është duke mbajtur fjalën e tij para deputetëve, ku pritet edhe të prezantojë objektivat që ka për mandatin e tretë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhi i Xhafajt në Ditën e Drejtësisë/ Momenti i sprovës së madhe!

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Komisionit të Posaçëm të reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka një mesazh në Ditën e Drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj shkruan se Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Xhafaj nënvizon se gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fuqishmisht si kurrë më parë prandaj duhet të flasin veç me rezultate konkrete.

“Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Reforma tashmë është një realitet konkret i prekshëm, me rezultate inkurajuese në disa aspekte, me një proces sa të vështirë po aq edhe sfidues, sa me kundërshtarë të ashpër, po aq edhe me mbështetje të fortë e të shtuar të qytetarëve, të njerëzve të përgjegjshëm që e duan të ardhmen e Shqipërisë🇦🇱 dhe me garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.🇺🇸&🇪🇺

Institucionet e reja të drejtësisë dhe veçanërisht drejtuesit e tyre, gjenden në momentin e sprovës së madhe për të dëshmuar përgjegjësi, integritet, transparencë dhe kryesorja rezultate konkrete si kusht për të rikthyer besimin e madh të qytetarëve te drejtësia. ATA janë tashmë përgjegjësit e vetëm përballë qytetarëve shqiptarë, partnerëve ndërkombëtarë dhe të ardhmes së vendit tonë. Koha të tregojnë përgjegjshmëri dhe pavarësi në vendimmarrje.

Drejtësia e re ka kusht bazë pavarësinë e plotë të institucioneve të saj, të magjistratëve në zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, në dhënien e drejtësisë. I papajtueshëm dhe i dënueshëm çdo lloj ndikim i brendshëm e i jashtëm në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhënien e drejtësisë.
Gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fort si kurrë më parë me gjithçka. Janë taksat e qytetarëve. Me shpresën e madhe për t’ju kthyer qytetarëve drejtësinë e munguar, ata kanë përgjegjësinë ta dëshmojnë dhe të flasin veç me REZULTAT.

Beteja për ta çuar deri fund reformën e madhe vijon. Ta mbrojmë nga çdo ndikim i paligjshëm, nga përpjekjet për deformim e ndikim, apo edhe nga mentaliteti e praktikat e vjetra në institucionet e saj drejtuese dhe kryesorja në dhënien e drejtësisë, në reagimin dhe sjelljen e politikës apo qasjen e institucioneve të tjera ndaj saj. Koha për drejtësi, barazi para ligjit, ndëshkim të fortë ndaj krimit të organizuar dhe vecanërisht luftë frontale ndaj korrupsionit. Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar”, shkruan Xhafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Publikuar

-

Nga

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka bërë me dije se po vijon puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të sëmundjeve të Brendshme.

Ajo thekson se ky shtë investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

“Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend”, ka shkruar Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE