LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Karikimi wireless i smartfonëve

2 Mars 2015, 10:00, Tech CNA

Karikimi wireless i smartfonëve me sa duket është kthyer në trend këtë vit për kompanitë Samsung, LG, Motorola, Nokia dhe Apple të cilët po investojnë në këtë teknologji. Por çfarë është dhe si funksionon? Karikimi wireless përdor një fushë elektromagnetike për të transferuar energjinë midis dy objekteve. Shpikësi Nikola Tesla ishte i pari që demonstroi transmetimin e energjisë wireless (pa tel) në vitin 1891, kur ai arriti ndriçimin e llambave elektrike pa patur nevojën e telave.

Duhej të kalonte gati një shekull që kjo teknologji të bëhej masive. Disa smartfonë e kanë të përfshirë në ndërtimin e tyre teknologjinë wireless, dhe tashmë ajo po përfshihet në të gjitha llojet e pajisjeve, ambjenteve publike, madje edhe në automjete.

Teknologjia e karikimit përmes wireless ka nevojë për një një transmetues dhe një marrës. Një rrymë që kalon përmes transmetuesit, gjeneron një fushë magnetike. Kjo nga ana tjetër shkakton një tension tek pranuesi (në këtë rast smartfoni), i cili do të përdoret për të karikuar baterinë.

 

Lajmet e fundit nga