Politikë
Gjyqi Rama – Paloka / Kryeministri: Ndal përbaltjes
U zhvillua sot seanca e parë e gjyqit mes Kryeministrit Rama dhe Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demkratike Edi Paloka në Gjykatën e Lartë. Kryemnistri Rama ka paditur Palokën për shpifje ndaj tij dhe qeverisë. Paloka ka deklaruar se qeveria po bën favorizime me bandat e armatosura dhe krerët e tyre. Gjatë seancës së sotme ishte i pranishëm vetë Kryeministri Rama i cili ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka theksuar se këto akuza të ngritura kanë si qëllim cënimin integritetin e institucionit të Kryeministrit, dhe duhet t’u japim fund shpifjeve.
“Kjo ishte një seancë pajtimi mes dy personave, por unë kam kam asnjë për t’u pajtuar, kjo nuk është përsonale”-deklaroi Rama.
Ai e mbylli deklaratën e tij dukë konfirmuar prezencën e tij në çdo seancë të këtij proçesi gjyqësor.