LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjedhje të energjisë, arrestohen 21 persona

1 Mars 2015, 09:38, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit dhe OSHEE kanë inspektuar 6136 raste për vjedhje energjie. Mësohet se janë evidentuar 58 rastetë vjedhjes së energjisë elektrike me  58  autorë, ndër ta 4 elektriçistë të OSHEE-së për shpërdorim detyre. Në  të gjithë vendin gjatë  kësaj jave kanë vepruar  122 grupe të përbashkëta  Polici ? OSHEE.

Mësohet se nga këta janë arrestuar në flagrancë  25 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa janë  shpallur në kërkim  21 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 12 persona , ndër ta 4 elektriçistë  për shpërdorim detyre. Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 3.949 lidhje të abonentëve debitorë dhe 54 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 299 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

 

Lajmet e fundit nga