LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëvendosje shpall rezultatet/Visar Ymeri kryetar i lëvizjes

1 Mars 2015, 08:40, Kosova & Bota CNA

Lëvizja Vetëvendosje shpall ditën e sotme rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të kësaj Lëvizje.
Zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje janë mbajtur më 21 dhe 22 shkurt në 200 vendvotime të hapura anembanë Kosovës si dhe në 6 shtete të Evropës.

Kandidati i vetëm për të marrë timonin e Lëvizjes, që deri më tani është drejtuar nga Albin Kurti, ishte Visar Ymeri. Sipas rezultateve preliminare, Ymeri ka marrë mbi 96 për qind të votave tyë elektoratit partiak.

Nga kjo lëvizje, zgjedhjet e brendshme vlerësohen të lira, të ndershme dhe demokratike

Lajmet e fundit nga