LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punët shtëpiake që djegin kaloritë

1 Mars 2015, 19:00, Lifestyle CNA

Punët e shtëpisë në realitet janë shumë të mërzitshme. Por cfarë të bëni? Kur grumbullohen, nuk ka shpëtim: Shtëpia duhet të shkelqejë, pavarësisht se ne kemi dëshirë të qëndrojmë shtrirë duke shikuar filmat e serialet e preferuara.

Në këtë artikull, jo vetëm që do ju trimërojmë që të bëni punët e shtëpisë, por do përpiqemi që të ju tregojnë dhe anën e ndritshme të tyre dhe ndikimin që e kanë ato në humbjen e peshës dhe në ruajtjen e vitalitetit.

Nuk ka stërvitje më të mirë për një shtëpiake, një nënë që qëndron në shtëpi, për një femër që punon nga shtëpia, sesa punët e shtëpisë. Punët e shtëpisë janë sport më vete. E duke e bërë këtë lloj sporti, shtëpia juaj do të jetë e pastër dhe e rregulltë. Pesha juaj do të jetë e kontrollueshme, nuk do të shtoni peshë kot dhe do e ruani vitalitetin e do jeni në formë të mirë.

SHËTITJA E QENIT

Një shëtitje gjysëm orëshe me kafshën tuaj të preferuar, ju djeg 50-60 kalori!

HEKUROSJA DHE PALOSJA E RROBEVE

Përkujdesja për rrobet, nuk është vetëm përkujdesje për dukjen tuaj, të fëmijës apo familjarëve. Gjithashtu ju harxhon 65-70 kalori në gjysëm ore.

LARJA E ENËVE

Në gjysëm ore larje enësh, ju do të humbni 75 kalori. Gjë e mirë a po ?

FSHIRJA E PLUHURIT

Shtëpia do te jetë e pastër nëse hiqni pluhurin, e gjithashtu zvogëloni mundësinë e përhapjes së alergjive dhe bakterieve. Ky aktivitet ju konsumon 75-80 kalori brenda gjysëm ore.

RREGULLIMI I KOPSHTIT

Një lajm i mirë për entuziastët e kopshtarisë: Ju do humbisni 100 kalori, brenda gjysëm ore, gjatë përkujdesjes për kopshtin tuaj.

PAZARI

Blerja e gjësendeve për shtëpi, për diken është edhe qejf i vërtetë. E tani do e bëni dhe më me shumë dëshirë, sepse dijeni që në gjysëm ore Pazar, do humbni 100 kalori. Por ju lutem, mos blini ushqim të shpejtë.

Përderisa jeni në shtëpi, ju mund të bëni një ?detyrë të këndshme shtëpie?. Kënaqësi dhe kryerje detyrash shtëpie. Sa bukur, kur në gjysëm ore aktivitet seksual humbim 115 kalori.

PËRDORIMI I FSHESES ELEKTRIKE

Ky aktivitet do mbaj qilimat dhe dyshemenë tuaj të pastër. Ndërkohë, në gjysëm ore ju konsumoni 115 kalori gjatë këtij aktiviteti.

PASTRIMI I DRITAREVE

Ju duhen gjysëm ore pastrim dritaresh, që të konsumoni 120 kalori. Femrat single, me dritare të pastra do të shohin më qartë fqinjin simpatik.

LOJA ME FËMIJË

Keni fëmijë? Nëse jo, duhet të keni patjetër. Përvec se ju bëjnë jetën të lumtur, femijët kanë shumë energji brenda tyre. Pse nuk luani me ta, që të djegni energjinë tuaj së bashku, në të njëjtën kohë duke u kënaqur me trashëgimtarët tuaj? Në gjysëm ore do konsumoni 140 kalori.

LYERJA E SHTËPISË

Nuk është aktivitet i përditshëm, megjithatë është djegës i mirë i kalorive. Për gjysëm ore lyerje dhe dekorim do humbisni mbi 145 kalori.

LËVIZJA E MOBILJEVE

Duke ndihmuar pjesës mashkullore në lëvizjen e mobileve, lehtësisht do humbisni 170 kalori për gjysëm ore.

PASTRIMI I BORËS

Gjatë dimrit, lopata duhet të jetë vegla juaj e preferuar. Përvec se i hapni vetes rrugë, konsumoni dhe 175 kalori në gjysëm ore. Jemi me fat që jetojmë në një vend ku bie borë apo jo?

KOSITJA

Nuk duhet të keni shumë mjeshtri. Kositja djeg shumë kalori. Duke bërë këtë aktivitet zbavitës, ju edhe qëndroni në diell, edhe humbisni 200 kalori për gjysëm ore.

19:00 Lifestyle

Pozon Jessica Alba

Ajo është vlerësuar shpesh si një nga femrat më të bukura në...

16:00 Lifestyle

Ed Sheeran dehet

Ed Sheeran fitoi 2 nga 4 çmimet në të cilat ishte nominuar n...

Lajmet e fundit nga