LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një panel diellor që mund ta mbani në krah

1 Mars 2015, 21:15, Tech CNA

Një skuadër inxhinierësh ka prodhuar një pajisje plastike e cila mund të vihet ne krah dhe që punon me energji diellore e cila shërben si matës për temperaturën e trupit. Ju mund të shihni temperaturën normale të trurit nëpërmjet këtij aparati. Në rastet kur temperature e trupit është e lartë pajisja lëshon një alarm. Ajo punon mbi apo nën rroba. Kjo pajisje e krahut mund të adoptohet për t?u përdorur edhe për të tjera shenja jetike si rrahjet e zemrës, shprehet krye inxhinier i pajisjes, një profesor i Universitetit të Tokios, Takao Someya.

Alarmi që paralajmëron ethet është një prototip i hershëm prandaj mos prisni ta shihni atë në spitale apo farmaci tani shpejt. Është ende një çështje e papërmbushur e kërkimeve elektronike. Kjo është një pajisje e lehtë dhe fleksibël pra e kundërta e shumë pajisjeve elektronike të sotme. Kërkime të tilla shtrojnë rrugën për ato pajisje akoma në të avancuara të cilat do të kombinohen në mënyrë perfekte me rrobat dhe që njerëzit mund ti mbajnë me vete kurdoherë dhe kudo.

Lajmet e fundit nga