LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mallakastër/ Sherr mes 3 të dehurve në një lokal, vdes 21 vjeçari

1 Mars 2015, 07:08, Aktualitet CNA

Një sherr mes 3 të rinjve të dehur në një lokal në Mallakastër, ka rezultuar fatale për të riun 21 vjeçar i cili humbi jetën, ndërkohë që mbeti i plagosur rëndë edhe një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në orët e vonë të së shtunës në Romes të Mallakastrës. Mësohet se të rinjtë e dehur kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas autori i ngjarjes ka dalë nga lokali për të marrë çiften ku ka qëlluar mç pas  mbi dy të rinjtë.  21 vjeçari Eduard Zotaj nuk mundi t?i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital, ndërsa Blerim Beqiraj ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Bëhet me dije se policia ka identifikuar autorin e ngjarjes që qëlloi me çifte dhe po punohet për kapjen e tij.

Lajmet e fundit nga