LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Java e restoranteve në Nju Jork

1 Mars 2015, 18:07, Aktualitet CNA

Banorët e Nju Jorkut krenohen me faktin që ata përcaktojnë modelin në fushën e modës, arteve, dhe ushqimit të mirë. E mbajtur një herë në dy vjet, Java e Restoranteve luan një rol domethënës në zhvillimin e një industrie që punëson 359 mijë persona dhe sjell 61 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

Shumë prej restoranteve më të mirë të Nju Jorkut marrin pjesë në atë që njihet si ?Java e Restoranteve?, një traditë që filloi në vitin 1992, për t?u ofruar vendasve dhe turistëve mundësinë të shijojnë me çmim më të përballueshëm një eksperiencë gatimi të nivelit të lartë.

Me një çmim fiks prej 25 dollarë për një drekë, ose 38 dollarë për një darkë, ka rreth 340 restorante me 28 lloje të ndryshime gatimi. Gjatë vitit, të njëjtat vakte kushtojnë 25-50% më shumë.

Një nga pionerët e kësaj iniciative është Tracy Nieporent, kryetar i komitetit të restoranteve për NYC & Company.

Ai thotë se restorantet pjesëmarrëse fitojnë më pak për vakt, por përfitojnë nga rritja e volumit të biznesit.

?Është nder të marrësh pjesë dhe kandidaturat janë të shumta. Na duhet të refuzojmë shumë restorante. Ka qartësisht fitim ekonomik për restorantet që marrin pjesë.?

Për stafin e shërbimit, Java e Restoranteve përkthehet në më shumë punë, por edhe në më shumë fitime.

?Njerëzit kënaqen. Krijohet një mundësi e re për të sjellë më shumë klientë. Kur ata janë të kënaqur, jemi dhe ne.?

Duke qenë se Nju Jorku është një ndër qytetet më të shtrenjta në Shtetet e Bashkuara, çmimi i përballueshëm ka rëndësi.

?Është shumë mirë, pasi mundesh të provosh gjithçka. Ofrohen menu të mira, dhe verëra që zakonisht janë të shkëlqyera.?

?Është një nxitje për të shkuar në restorante në të cilat nuk do të shkoje normalisht.?

Modeli i Javës së Restoranteve të Nju Jorkut është kopjuar nga shumë qytete të tjera në SHBA. Zoti Nieporent thotë se funksionon shumë mirë pasi ofron produkte me vlerë të vërtetë.

?Nuk është thjesht një përpjekje cinike për të futur njerëzit në restorant. Është në realitet paraqitja e punës së një jete të tërë; është mënyra jonë për të treguar mikpritjen, dhe për të ofruar produktet më të mira.?

Ai thotë se qëllimi i tyre është t?i bëjnë njerëzit të ngazëllehen për të ngrënë jashtë shtëpisë.

Lajmet e fundit nga