Connect with Us

Ishulli i Korfuzit/ Kombinimi unik i klimës, ngjyrave dhe historisë

Udhëtoni

Ishulli i Korfuzit/ Kombinimi unik i klimës, ngjyrave dhe historisë

Publikuar

-

Greqia ofron ishuj bukuria e të cilëve ishte frymëzim për shumë mite dhe legjenda për turistët nga e gjithë bota. Natyra e bukur, gjelbërimi, plazhet e mahnitshme, e kaluara dhe e ardhmja, të gjitha të ndërthurura, të japë bukurinë e veçantë të  ishujve Grekë.Secili është i  bukur në mënyrën e vet. Disa ishuj janë të qetë dhe të padëgjuar , disa janë të egër, por të gjithë  ofrojnë  plazhe të mahnitshme me ujë të bukur të  bruztë, vendetarkeologjike, natyrë të bukur dhe specialitete gastronomik për të kujtuar.Ishulli është i shkëlqyer, i gëzueshëm dhe i ngrohtë. Një rekomandim fitimprurës për udhëtarët e ardhshëm në Korfuz është për të udhëtuar me makinë, kështu që të  mund të jenë në gjendje për të parë çdo cep të ishullit.

Pontikonisi

Corfu-2-620x450

Corfu-3-620x465 Corfu-6-620x349

Një prej tyre është ishulli i bukur në detin Jon – Korfuz. Ai është ishulli i dytë më i madh pas Kefalonia. Sipas specialistëve  Korfuzi është më i shkëlqyer jo vetëm në ujrat greke, por edhe në Mesdhe. Është e njohur si “Ishulli i Gjelbër ” për shkak të bollëkut  me bimësi mesdhetare dhe nga ngjyrat e detit ajo është quajtur “Ishulli i Smeraldit “. Ky vend ka kombinim të veçantë  të klimës,ngjyrës  dhe historisë. Si një shembull i një mjedisi multikulturor, Korfuzi është i lidhur me historinë e Greqisë që nga fillimi i mitologjisë greke. Historia e ishullit është e mbushur me beteja dhe pushtime.Trashëgimia e këtyre betejave është e dukshme në formën e kalave dhe monumenteve të tjera të përhapura në të gjithë ishullin. Që nga viti 2007, qyteti i vjetër është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ka shumë vende që ju keni për të parë nëse keni vendosur për të udhëtuar në Korfuz. Palaiokastritsa është një plazh i përsosur me det bruz të  kristaltë dhe gurë të vegjël.. Agios Gordios është një plazh i qetë ku ju mund të relaksoheni dhe të kënaqeni . Gjithashtu, Korfuzi si qendër e vjetër kulturore është e pasur me muzeume dhe biblioteka me shumë sende dhe objekte. Këtu rriten shumë llojeve të frutave dhe perimeve dhe ishulli është i  pasur me plantacione të bukura të hardhive.

LEXO EDHE:  Kreu i KLSH-së/ Meta përgjigjet me “qetësi dhe dashuri”

Qyteti i vjetër Korkyra

Corfu-7-620x349 Corfu-8-620x465

 

Agios Stefanos

 

corfu-620x465

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

48 orë në Tiranë/ Britanikët sugjerojnë vendet ideale

Publikuar

-

Prestigjiozja britanike “The Independent” së fundmi ka bërë një artikull promovues për Tiranën. Aty përshkruhen vendet më të mira ku duhet shkuar, në rast se vizitoni kryeqytetin e Shqipërisë.

“Shqipëria po shkëputet nga i ftohti. Pas dekadash në izolim, vendi i fundit i pazbuluar europian po shkon drejt modernizimit. Tirana është zemra e këtij plani”, shkruan “The Independent”.

Sipas saj, nëse shkoni për 48 orë në Tiranë, disa vende duhen parë me patjetër. Në këtë artikull sugjerohet ku mund të kalohet bukur dhe cilat janë restorantet apo hotelet më të mira.

Vendi i parë i sugjeruar është Dajti Ekspres, teleferiku i vetëm në Shqipëri dhe më i madhi në Ballkan. Përveç sfidave në Parkun e Aventurave (me nivele të ndryshme), aty mund të argëtohesh edhe me sporte të tjera, tipike për njerëzit aventurierë. Ky vend përrallor gjendet në malin e Dajtit, krejt pranë Tiranës.

Vendi i dytë është Bunk’ Art, një dëshmi e regjimit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Europa tashmë e di se Shqipëria gjatë asaj periudhe ka pasur shumë bunkerë dhe dy prej tyre janë ruajtur me kujdes si hapësira eventesh për artin dhe historinë.

LEXO EDHE:  Pse duhet të vizitonin Kape Town

LEXO EDHE:  Deti “përpin” një tjetër jetë/Policia: Si u mbyt 52-vjeçari te “Uji i Ftohtë”

Doni hotel të mirë? “Plaza” nga “The Independent” klasifikohet e para në Tiranë. Aty gjithçka është në nivel të lartë dhe jo më kot dhomat çift nisin me çmim 110 euro. “Theranda” gjithashtu është një vend i sugjeruar, i cili është një hotel me kopsht në lagjen më të famshme tiranase, “Blloku”. Dhomat nisin me çmime 40 euro. Nuk duhet harruar as Dajti Tower Belvedere, pra hoteli i kompleksit Dajti Ekspres në malin e Dajtit. Çmimi i dhomave atje është 60 euro. E veçanta e këtij hoteli është se ka një kat të lëvizshëm dhe një pamje fantastike nga qyteti.

Ku të hani? Ka vende plot. “Era Vila” sipas prestigjiozes britanike renditet e para, pasi ka një atmosferë të ngrohtë dhe të bën të ndihesh shumë mirë. I dyti vjen restoranti “Ballkoni i Dajtit”, që do të thotë se rikthehemi sërish në kompleksin Dajti Ekspres. Pamja që ofrohet nga ky restorant modern, i ndërtuar tamam si ballkon në shpat të malit të Dajtit, është marramendëse.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Ndiheni të varfër?/ Provoni të vizitoni këto vende

Publikuar

-

Nga

Paraja është një luks i madh. Jo të gjithë e kanë fatin të kenë kaq shumë para nëpër duar dhe të bëjnë çfarë të duan.

Por mos u shqetësoni. Ka një zgjidhje dhe për ju që nuk keni kaq shumë të ardhura.

Merrni disa rroba me vete, pak para dhe hipni avionit për….

LEXO EDHE:  Pse duhet të vizitonin Kape Town

LEXO EDHE:  Në det ka 150 trilionë dollarë ar, makineritë që do ta nxjerrin

Këto janë vendet të cilat mund ti përballoni pa pasur shumë para:

Mexico

Indonesia

Sri Lanka

Costa Rica

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Si ndikon stresi tek oreksi, gabimet që nuk duhet të bëni

Publikuar

-

Nga

Çdo ditë, njeriu ka angazhime nga më të ndryshmet familjare, shoqërore dhe jo vetëm, të cilat herë pas here shkaktojnë ose shoqërohen me stres. Me stresin jemi mësuar të përballemi rregullisht, pavarësisht ndikimit negativ në shëndet. Shqetësimet e ndryshme dhe puna e tepërt mund të nxisin një stil jetese jo të shëndetshëm, që shkakton më shumë stres.

Kjo i jep jetë një rrethi vicioz shumë të dëmshëm. Për shembull, nëse ju duhet të mbaroni një punë në një orë të caktuar, nuk do të tregoheni të vëmendshëm ndaj ushqimit. Për më tepër, do të keni tendencën të konsumoni më shumë sheqer dhe kafeinë për t’u përballur me sfidat e ditës.

Për fat të keq, këto zgjedhje shkaktojnë një stres afatgjatë. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për zgjedhjet jo të mira që njerëzit bëjnë kur janë të mbingarkuar ose të shqetësuar.

Zgjedhjet e Ushqimit të Nxitura Nga Stresi

Shumë Kafe. Nëse ndiheni të mbingarkuar do të vëreni se jeni duke pirë disa filxhanë me kafe gjatë ditës.

Stresi dhe Ushqimet e Gabuara

Nivelet e rritura të kortizolit, që është edhe hormoni i stresit, i shtyjnë njerëzit të joshen pas ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë. Për shpejtësi dhe prakticitet, një njeri i stresuar gjen ngushëllim të përkohshëm tek patatinat, patatet e skuqura, akullorja, ëmbëlsirat dhe ushqime të tjera të shpejta.

Kapërcimi i Vakteve

Kur njeriu përpiqet të kryejë disa detyra në të njëjtën kohë, kapërcimi i vakteve duket i paevitueshëm. Dikush mund të heqë dorë nga mëngjesi, sepse ka shumë punë për të bërë. Një tjetër, zgjedh të mos hajë drekë, për të njëjtat arsye.

LEXO EDHE:  Deti “përpin” një tjetër jetë/Policia: Si u mbyt 52-vjeçari te “Uji i Ftohtë”

LEXO EDHE:  Në det ka 150 trilionë dollarë ar, makineritë që do ta nxjerrin

Mungesa e Vëmendjes

Stresi nxit ushqyerjen emocionale. Kjo do të thotë se njeriu i stresuar ha pa pushim ndonëse nuk ka uri, sepse tek ushqimi gjen ngushëllim.

Mos pirja e Ujit

Me një jetë të ngarkuar, është shumë e lehtë të harrosh të pish ujë. Ka shumë njerëz që nuk pijnë ujë dhe në vend të tij pinë lëngje të gazuara apo kafe.

Regjime Jo Të Shëndetshme Ushqimore

Stresi lehtëson shtimin në peshë. Zgjedhjet e këqija ushqimore pa fruta, perime, proteina dhe karbohidrate ndërmerren në periudha stresi. Në një kohë afatshkurtër, këto zgjedhje tingëllojnë ideale. Në një periudhë afatgjatë, dëmi në shëndet është i pallogaritshëm.

Ndikimi i Vendimeve Të Këqija Në Shëndet. Prishje e Ekuilibrave Të Sheqerit Në Gjak. Kur nuk ushqeheni mjaftueshëm me ushqime të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak pëson luhatje të mëdha. Këto luhatje, pasohen nga prishja e humorit, lodhja, mungesa e përqendrimit dhe probleme të tjera.

Efektet Anësore Të Kafeinës

Nëse e teproni me kafeinën, do të keni mungesë të përqendrimit, prodhimtari të dobët në punë, probleme me gjumin dhe nivele të larta të kortizolit.

Probleme Të Tjera Me Shëndetin

Ushqyerja e keqe dobëson imunitetin. Rrjedhimisht, njeriu është një shënjestër e lehtë ndaj sëmundjeve të vogla dhe kronike. Duhet të përpiqeni të konsumoni më shumë fruta e perime gjatë periudhës së stresit. Ushqimet e gabuara nuk ju ndihmojnë ta kaloni, ndërkohë që edhe ju dëmtojnë shëndetin./CNA

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: