LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hamburgeri artificial shije ndryshe prej mishit

1 Mars 2015, 13:54, Kuriozitete CNA

Hamburgeri i parë artificial është gatuar dhe ngrënë gjatë një paraqitje të drejtpërdrejtë në Londër. Hamburgeri i kultiviuar nga burimet qelizore të lopës në një laborator në Holandë, është shijuar nga dy vullnetarë të hënën. Një prej tyre, autori amerikan i shkrimeve dhe librave për ushqime, Josh Schonëald ka thënë se ?ndjesia që të jep në gojë është e njejtë me atë të mishit? por ka shtuar se ?ajo që ishte vazhdimisht ndryshe ishte shija?. Shkencëtarët kanë kaluar disa vjet për të zhvilluar mishin artificial. Ata kanë thënë se hamburgeri që është shijuar në Londër ka kushtuar më shumë se 332 mijë dollarë amerikanë për tu prodhuar. Shkencëtarët besojnë që mishi i krijuar në laborator mund të jetë një alternativë e qëndrueshme dhe ekologjikisht miqësore ndaj rritjes së bagëtive. Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, rritja e bagëtive kontribuon për 18 % të emetimit global të gazit dhe shfrytëzon rreth 30 % të tokës ku nuk ka akullnaja.

Lajmet e fundit nga