Connect with Us

Fillon sot edicioni i 10-të i  “Portokallisë”

Sociale

Fillon sot edicioni i 10-të i  “Portokallisë”

Publikuar

-

Sot në orën 21:00, në ekranet e “Top Channel” do të rikthehet emisioni më i ndjekur nga shqiptarët, “ Portokalli” . Emisioni vjen pas tre muajsh pushim dhe pritet të ketë risi dhe argëtim pafund. “Portokallia” ka filluar që në vitin 2004 dhe sot feston edicionin e 10-të që nga fillimi i saj. Humori i saj ka qënë prezent thuajse në çdo familje shqiptare, duke e mbyllur javën me argëtim dhe qeshje pa masë.

“Që në fillim, kur u mblodhëm me ftesën e Dritan Hoxhës për të bërë një spektakël humoristik, vendosëm të sillnim diçka krejt të re dhe kjo pati një sukses të menjëhershëm tek publiku”, shprehet skenaristi Jani Duro

Sipas tij, “Portokallia” e këtij sezoni do të vijë me plot ndryshime dhe me personazhe të rinj.

LEXO EDHE:  Presidenca ngjyroset portokalli/ Meta zbulon arsyen e fortë

“Kemi bërë shumë audicione dhe ndryshime në personazhe. Besoj se publiku do të gjejë një “Portokalli” shumë të ndryshuar dhe shumë të freskët në këtë sezon. Ka personazhe të rinj dhe prova shumë interesante deri eksperimentale në fushën e humorit. Kemi elaboruar me kujdes disa tipare të pseudoartistëve dhe do të kemi aktorë të rinj nga Kosova”, shpjegoi Duro

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tirana pesë ditë po energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Punime në Tirana pesë ditë po energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka bërë me dije se gjatë pesë ditëve në vijim do të ketë stakim të energjisë në disa zona të Tiranës.

Stakimet sipas njoftimit, fillojnë të hënën dhe përfundojnë të premten.

Teksa nga nesër zonat e para që preken janë ajo pranë shinave të Trenit, Spitalit të Traumës, ish- Parkut të Autobusave, Don Bosko dhe ish- Kombinatit.

Për të vijuar më pas Paskuqan, Bathire, Kodra e Kuqe të martën dhe të mërkurën dhe të enjten.
Ndërsa të premten preken rrugët ”Jordan Misja”, ish- ”Uzina Dinamo”, ”Siri Kodra”, ”Don Boski”, ”ish- Kombinati”, zona pranë UBT, Babrru dhe Kodra e Kuqe.

Njoftimi  OSHEE



Pershendetje, Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 21-25 shtator

Për shkak të remontit të planifikuar në NST “Uzina Dinamo”, në datat 21-25 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

LEXO EDHE:  “Dosja Top Channel”, pjesa e parë/ Si u themelua dhe filluan përplasjet në gjykata

LEXO EDHE:  Presidenca ngjyroset portokalli/ Meta zbulon arsyen e fortë

21 shtator
Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit

22 shtator
Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor
23 shtator
Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe
24 shtator
Pjesërisht: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”
25 shtator
Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti merr kthesë të papritur/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe të kthjellët, tashmë erdhi koha që ditët me diell të zëvendësohen nga ditët me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu.

Për ditën e nesërme, Shërbimi Meteorologjik parashikon se vendi do të dominohet përsëri nga moti i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në orët e mesditës të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta mbi relievet e larta malore.



Nga dita e Martë deri ditën e Premte pritet të dominojë moti me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  Largimet nga Top Channel/Mesazhi i fortë i gazetarit Sokol Bregu

LEXO EDHE:  Dosja "Top Channel"/ Skandalet nga aksionet tek gjyqet dhe shantazhet

Sasia më e lartë e reshjeve parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Andi Përmeti takim me fermerët e Dvoranit/ Të zhgënjyer, në kërkim të një ndryshimi rrënjësor!

Publikuar

-

Nga

Deputeti Andi Përmeti ka zhvilluar sot takime me fermerët e Dvoranit.

Sipas Përmetit, fermerët janë të zhgënyer në kërkim të një ndryshimi rrënjësor për meritën e punës së tyre.



“Takime me fermeret e Dvoranit, njerez punetor, te bekuar nga natyra dhe klima por te lene ne harrese nga qeveria. Te zhgenjyer, ne kerkim te nje ndryshimi rrenjesor per ti dhene peshen e merituar punes se tyre.
Nevoje imediate per te gjetur dhe vene ne perdorim mekanizma ligjor per te mbrojtur punen e tyre dhe prodhimin vendas”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE