LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E veja e spiunit rus: Nemtsov u vra nga Qeveria

1 Mars 2015, 17:45, Aktualitet CNA

E veja e spiunit të vrarë rus, Alexander Litvinenko mendon se qeveria ruse mund të jetë e përfshirë në vrasjen e liderit opozitar, Boris Nemtsov.
Marina Litvinenko tha për BBC-në se mendon se vrasja e së premtes mbrëma në Moskë duket të jetë mënyra e Qeverisë ruse për të heshtur kritikët e presidentit Vladimir Putin, por ajo nuk dha asnjë provë. Ajo tha se Qeveria ruse është bërë sidomos agresive që kur nisi kriza në Ukrainë. Gruaja e cilësoi vrasjen e Nemtsov ?absolutisht shkatërruese?.
Putin e ka dënuar vrasjen e liderit opozitar dhe tha se do të drejtojë një hetim.
Marina Litvinenko fajëson qeverinë ruse ëpr helmimin e bashkëshortit të saj, i cili ndërroi jetë në 2006 në Londër, pasi piu çaj radioaktiv. Hetimi për këtë vdekje vijon.

Lajmet e fundit nga