LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë, aksidentohen tre makina

28 Shkurt 2015, 18:18, Aktualitet CNA

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë, në zonën e Kombinatit. Në aksident janë përfshirë 3 automjete, të cilët janë përplasur në pjesën e përparme. Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po hetojnë për shkaqet e aksidentit. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 2 makina tip ‘Benz’ dhe një tjetër tip ‘VW Sheron’. Ndërkohë në njërën korsi të rrugës, është krijuar trafik  për shkak të aksidentit.

Lajmet e fundit nga