Connect with Us

Malësi e Madhe/ Iu gjet arsenal municionesh, kapet 58 vjeçari

Aktualitet

Malësi e Madhe/ Iu gjet arsenal municionesh, kapet 58 vjeçari

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme 58 vjeçarin, Luke Isufaj nga Malësia e Madhe. Nga të dhënat paraprake rezulton se është gjetur nga policia një arsenal i gjerë municionsh. Janë sekuestruar 3 kallëpë tritol, 120 fishekë pistolete, 90 kapsolla detonatore dhe 3 rrota me fitil zjarrpërcjellës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Largimi i të rinjve/ Agron Shehaj: Vendi në një qorrsokak të rrezikshëm, duhet ndërruar kurs

Publikuar

-

Nga

Largimi i të rinjve/ Agron Shehaj: Vendi në një qorrsokak të rrezikshëm, duhet ndërruar kurs

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka ngritur një sërë akuzash ndaj qeverisë lidhur me largimin e të rinjve nga vendi.

Shehaj ka publikuar një videomontazh në rrjetet sociale, ku shihet ndryshimi i ministrave të Edi Ramës ndër vite dhe disa shqiptarë që kanë marrë valixhet.

Demokrati deklaron se kryeministri Edi Rama e ka futur vendin në një qorrsokak të rrezikshëm, ndaj kërkon të ndërrohet menjëherë kurs.



“Shqipërisë çdo vit po i ikin djemtë dhe vajzat më të mirë sepse qeveria vetëm zhvat dhe nuk ofron asgjë më për njerëzit. Rama e ka futur vendin në një qorrsokak të rrezikshëm. Prandaj ne duhet patjetër të ndryshojmë kurs, të nisim një rrugëtim të ri, nje fillim të ri me besim tek një e ardhme më e mirë për të gjithë. Koha për të zgjedhur po afron”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëmet nga moti i keq/ Rikthehet energjia elektrike për 67% të abonentëve të prekur

Publikuar

-

Nga

Moti i keq dëmton rrjetin/ Rikthehet energjia elektrike për 67% të abonentëve të prekur

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë shkarkesave atmosferike dhe stuhisë, janë shkaktuan probleme tek shtyllat, përcjellësit apo fiderat për energjinë elektrike.

Por sipas OSHEE në 70% të fiderave janë riparuar defektet.

Pavarësiht motit jo të favorshëm, OSHEE thotë se punonjësit në terren po punojnë për të normalizuar situatën.

LEXO EDHE:  Fsheh provat e krimit, arrestohet 46 vjeçari

LEXO EDHE:  Itali, arrestohen tete persona per krizen e emigranteve

“OSSH raporton se, referuar situatës në mëngjes (ora 07:30) kemi përmirësim të ecurisë të furnizimit me energji ⚡️



👉riparuar defektet në 70% të fiderave

👉rikthyer energjia në rreth 67% të abonentëve të prekur

Edhe pse me mot aspak të favorshëm, punonjesit e terrenit po japin maksimumin për normalizimin e situatës.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti i keq/ Xhaçka: Mund të ekspozohemi ndaj situatave të papritura

Publikuar

-

Nga

Moti i keq/ Xhaçka: Mund të ekspozohemi ndaj situatave të papritura

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka raportuar këtë të shtunë mbi situatën në vend për shkak të motit të keq.

Xhaçka thotë se situata deri më tani është e qetë dhe garanton se falë masave të marrë deri më tani, nuk do të përsëriten përmbytjet e viteve të kaluara në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër.

Po Xhaçka paralajmëron se mund të dalin probleme të papritura prej reshjeve dhe për këtë arsye autoritetet janë në ‘këmbë’ për të ndërhyrë në çdo rast.

“Informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një fundjavë të karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të jenë shkak për përmbytje në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër.

Me qëllim marrjen e masave parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale në nivelin lokal dhe qendror, Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bazë të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” njoftoi në kohë prefekturat dhe pushtetin vendor, të cilët  në bazë të ligjit janë reaguesit e parë në raste emergjencash.

Në këto dy vjet të kalimit të menaxhimit të emergjencave civile në përgjegjësi të drejtpërdrejtë, Ministria e Mbrojtjes krahas përballimit të fatkeqësive ka pasur vëmendje të vecantë tek ndërhyrjet, për parandalimin e dëmeve që vijnë nga fatkeqësitë natyrore. Është edhe fale këtyre ndërhyrjeve të FA, mbështetur nga pushteti vendor, që sot, pavarësisht se rreshjet kanë qenë dhe do të jenë intensive, situata, deri në momentin që flasim paraqitet e qetë, dhe vendbanimet që çdo vit kanë paraqitur situata të vështira përmbytjesh, nuk duket se mund t’i ekzpozohen rrezikut të përvitshëm.

Që prej vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes  duke vlerësuar rreziqet e shkaktuar nga përmbytjet si një nga fatkeqësitë kryesore që prekin territorin e Republikës së Shqipërisë, ka ndërhyrë masivisht në forcimin e argjinaturave të lumenjve në disa nga zonat më të rrezikuara.



Në bashkëpunim  me bashkinë Fier, efektivët e FA kanë përfunduar forcimin e argjinatura në lumenjtë Vjosa e Seman, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të një zone që përmbytej çdo vjeshtë e pranverë. Falë projektit të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bordit të kullimit, tanimë edhe segmenti Gosë – Ballaj në lumin Shkumbin, përroi Grykë Manati, përroi i Troshanit, ai i Pllanë – Zejmen dhe derdhja e përroit të Gorishovës janë më të sigurta, ç’ka ka bërë të mundur që pavarësisht reshjeve të dendura të ditëve të fundit, të mos përsëriten situatat e përvitshme apokaliptike në  Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhë etj sa herë që lumenjtë, për shkak të motit të keq dilnin nga shtrati. Vetëm gjatë vitit të fundit janë pastruar 450 km kanale ujrash, ç’ka ka sjellë ndikim të menjëhershëm në mbrojtjen e tokave nga vërshimi i ujit.

LEXO EDHE:  Thyen karantinën për të vjedhur marketin/ Arrestohen dy të rinj në Elbasan

LEXO EDHE:  Shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla/ Arrestohet 22-vjeçari

Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe PNUD-in, Ministria e Mbrojtjes po punon edhe për hartimin dhe zbatimin e studimeve të fizibilitetit dhe të strategjive për zvogëlimin e rriskut ndaj fatkeqësive dhe për herë të parë, Emergjencat Civile në Shqipëri do të kenë shume shpejt module specifike, të ndërtuara në bashkëpunim me Bashkimin Europian, për të ndërhyrë në kohë reale në rastë tërmetesh, zjarresh e përmbytjesh.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve, fatmirësisht për të gjitha arsyet që rendita më sipër, nuk kemi pasur te njëjtat situata me të cilat jemi përballur thuajse çdo vit, kryesisht në ato zona të cilësuara si zona të kuqe, moti i keq sërish mund të na ekpozojë  në situata te papritura. Sistemet e kanalizimeve të dëmtuara, ndërtimet e pakontrolluara në zonat e rrezikuara, kolektorët e bllokuar e problemet e ndryshme që kanë ardhur nga zhvillimi kaotik i territorit i deri pak viteve më parë, sërish na ekspozojnë në probleme të mundshme sa herë prurjet paraqiten të jenë të një intensiteti të lartë.

Për këtë arsye, strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror  dhe vendor, bashkitë dhe prefekturat, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit janë në gatishmëri dhe të mirëkoordinuara për të reaguar në kohë  dhe me efikasitet.

Jam shpresëplotë se, falë asaj ç’ka kemi bërë, nuk do të përsëriten më situatat e viteve të shkuara, veçanërisht në Shkodër, Fier, Vlorë e Lezhë. Megjithatë, marr shkas t’i bëj apel çdo qytetari, që në rast rreziku nga përmbytjet të njoftojnë strukturat e tyre vendore të emergjencave civile, për të ndërhyrë në kohë apo te telefonojnë nr e emergjencave 116 – 116.

Bashkitë, prefekturat, specialistët e Mbrojtjes Civile në të gjithë vendin kanë koordinuar  planet e masave dhe janë të angazhuar e të gatshëm, për çdo operacion ndërhyrjeje në ndihmë të kujtdo që mund të ketë nevojë e që rrezikohet nga shirat e vrullshëm, në mënyrë që mos cënohet asnjë jete njeriu, e të bëhet gjithë sa mundet për të parandaluar dëmet në bujqësi e blegtori./CNA.al

LEXO TE PLOTE