LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ibuprofen çdo ditë, zgjat jetën 12 vjet

28 Shkurt 2015, 15:06, Lifestyle CNA

Studimet kanë zbuluar se marrja e një qetësuesi çdo ditë mund të ndalojë plakjen. Ibuprofeni zgjati jetën e krimbave dhe mizave me një ekuivalencë prej 12 vitesh njerëzore. Shkencëtarët besojnë se zbulimi mund të ketë efekte të mrekullueshme për njerëzit. Kërkuesit që po merren me këtë studim thonë se ende nuk e dinë pse ndodh kjo, por ja vlen të vazhdojnë të kërkojnë. Ashtu si edhe aspirina, ibuprofeni, është një ilaç antiinflamator që përdoret për të qetësuar dhimbjet apo temperaturën. Është prodhuar rreth viteve 1960 dhe ka dalë në treg në vitet 1980.

Edhe pse është konsideruar si i sigurt mbidoza mund të ketë efekte të rrezikshme anësore. Shkencëtarët kanë zbukuar se ai ndërvepron me majat e qelizave për të bllokuar prodhimin e triptofanin, një proteinë amino acide që gjendet në çdo organizëm. Ende nuk dihet se pse bllokimi i tij mund të ndikojë në plakje.

11:00 Lifestyle

Garë ëngjëjsh

Por Candice Swanepoel dhe Adriana Lima janë femrat më seksi ...

Lajmet e fundit nga