LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grupi i PS-së po mendon shkarkimin e Tom Doshit, Rama kërkon pjesëmarrje të plotë në mbledhjen e grupit

28 Shkurt 2015, 07:41, Politikë CNA

Një ditë pas kërcënimeve dhe shantazheve që deputeti  Tom Doshi i drejtoi kryeministrit Edi Rama, në PS ka filluar të flitet për mundësinë e përjashtimit të Doshit.  Disa deputet të PS-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar. Shumë shpejt pritet të mbahet një mbledhje e grupit parlamentar të PS-së për të vendosur nëse Doshi do të largohet  ose jo.

Edhe pse largimi i tij mund të ulë ndjeshëm votat në qytetin e Shkodrës, qeveria nuk mund të lejojë shantazhe dhe kërcënime të tilla. Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të PS-së të jenë të unifikuar dhe të mos lejojnë individë të veçantë të shkatërrojnë punën e tyre.

Lajmet e fundit nga