LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti socialist i Shkodrës, Kopliku: Deklaratat e Doshit i shkojnë për shtat Sali Berishës‏

28 Shkurt 2015, 16:46, Aktualitet CNA

Deputeti socialist i qarkut të Shkodrës Namik Kopliku, eshte shprehur se  deklaratat e kolegut Tom Doshi, i shkojnë për shtat vetëm gjuhës politike të përdorur nga Sali Berisha. Ne nje interviste per Top Channel ai deklaron:

Zoti Ristani në fjalimin e zakonshëm që mban në Kuvend, këtë radhë kishte gjetur të citonte, pjesë nga deklarata e Tom Doshit. Pra, kjo deklaratë u përshtatet shumë mirë Sali Berishës dhe kampit të tij?, tha Kopliku. 

Zoti Kopliku sygjeron se Tom Doshi duhet të kishte gjetur rrugë të tjera për të shprehur shqetësimet.

?Ka rrugë të tjera që interesat e tij personale ose shqetësimet e tij personale t?i bëjë të ditura në rrugë institucionale, jo me deklarata të tilla që sidoqoftë nuk lënë një shije të mirë, qoftë edhe nga ana etike.

Të shash Qeverinë tonë, kryeministrin me atë gjuhë si rrufë në qiell të pastër, pa patur asnjë deklaratë përpara brenda grupit, qoftë edhe direkt me Kryeministrin, mendoj se është e padrejtë. Nuk është mirë që me gjuhë të tillë, fyese, denigruese për Qeverinë në tërësi, për Kryeministrin, janë komplet të pamerituara dhe për mendimin tim të papranueshme?, tha Kopliku.

Sipas deputetit Kopliku, shkodranët kanë pritshmëritë e tyre për më shumë investime në këtë qytet. 
?
Populli i Shkodrës, vërtet meriton dhe kërkon shumë më tepër nga Qeverisja jonë, por populli i Shkodrës ka aftësinë, ka zgjuarësinë që të kuptojë që diçka që është shkatërruar apo prishur në themel këto 20 vjet, nuk mund të rregullohet njëherazi për një vit e gjysmë qeverisje. Socialistët nuk janë asnjëherë dakort që problemet e tyre të shfaqen me atë gjuhë, e cila nuk është as e mirë nga ana etike, as e drejtë nga ana politike?, thotë Kopliku.

 

Lajmet e fundit nga