LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BE, tryezë këshillimore në Pogradec me shoqërinë civile

28 Shkurt 2015, 21:18, Aktualitet CNA

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri zhvilloi sot në Pogradec, tryezën e dytë këshillimore me rreth 30 përfaqësues vendorë të organizatave të shoqërisë civile (OShC), me qëllim marrjen e mendimeve të tyre mbi temat e dy thirrjeve të reja për Propozime (ThP), para shpalljes në pranverë 2015, të dy fondeve prej 3.4 milionë ? në kuadrin e Programit për Shoqërinë Civile (CSF) dhe 1.15 milionë ? në kuadrin e Instrumentit Evropian për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR)

?Delegacioni i Bashkimit Evropian është këtu në Pogradec për t?ju dëgjuar sepse Shqipëria nuk është vetëm Tirana?, u shpreh Stefano Calabretta, Drejtues i Projekteve për Shoqërinë Civile pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Puna në terren dhe me grupe të vogla janë thelbësore për këto thirrje të reja: ?Këtej e tutje projektet tona të granteve do të prekin organizatat vendore në zonat e thella dhe në qytetet periferike?, nënvizoi Alessandro Angius, Drejtues i Projekteve për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut në Delegacionin e BE-së.

Lajmet e fundit nga